• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ARTIKULLI/ “Corriere Della Sera”: Vendimi për refugjatët konfirmon orientimin e ri të Shqipërisë
Home
Shqipëri

ARTIKULLI/ “Corriere Della Sera”: Vendimi për refugjatët konfirmon orientimin e ri të Shqipërisë

26 August, 2018 g.autor Politikë, Shqipëri

Vendimi i Shqipërisë për të hapur dyert për 20 refugjatë të anijes “Diciotti” pranë brigjeve italiane ka gjetur pasqyrim në mediet e vendit fqinj.

“Corriere della Sera” i kushton një shkrim të veçantë gatishmërisë së Shqipërisë për të pritur refugjatët, ndërsa thekson faktin se “një vend me një sipërfaqe pak më të madhe se Siçilia, një popullsi që prek 2,9 milion banorë dhe me Prodhimin e Brendshëm Bruto në rritje me 3,8% në 2017, Shqipëria është një shtet ku po transferohen gjithnjë e më shumë njerëz”.

Prestigjiozja italiane zhvilloi dje një intervistë telefonike me Ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, i cili sintetizon qëndrimin e qeverisë socialiste të drejtuar nga Edi Rama.

“Kur eritreasit ishim ne, 26 vjet më parë, ju italianët na hapët dyert, na mikpritët në shtëpitë tuaja, na ushqyet. Sot dëshirojmë t’ju kthejmë atë të mirë, edhe pse në mënyrë modeste, duke mirëpritur 20 refugjatë të anijes Diciotti”, është shprehur Bushati për “Corriere della Sera”.

Më poshtë vijon shkrimi i plotë i ‘Corriere della Sera’: 

“Më parë eritreasit ishim ne, tani dëshirojmë t’ju kthejmë të mirën” – kështu Tirana shikon drejt BE-së

Ministri i Jashtëm shqiptar: ky është një mesazh për të tjerët

Milano: “Kur eritreasit ishim ne, 26 vjet më parë, ju italianët na hapët dyert, na mikpritët në shtëpitë tuaja, na ushqyet. Sot dëshirojmë t’ju kthejmë atë të mirë, edhe pse në mënyrë modeste, duke mirëpritur 20 refugjatë të anijes Diciotti”. Ministri i Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati sintetizon kështu për “Corriere” qëndrimin e qeverisë socialiste të drejtuar nga Edi Rama. Dhe konfirmon atë që është orientimi i ri i vendit ballkanik, pasi ka kaluar një çerek shekulli, nga një vend dëshpërimi – me më shumë se një milion shqiptar që braktisën vendin sidomos drejt Italisë dhe Greqisë, pas gjysmë shekulli diktaturë – në një komb dinamik dhe në pritje të muajit qershor 2019 kur duhet të çelen negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Një vend me një sipërfaqe pak më të madhe se Siçilia, një popullsi që prek 2,9 milion banorë, dhe me Prodhimin e Brendshëm Bruto në rritje me 3,8% në 2017. Një shtet ku po transferohen gjithnjë e më shumë njerëz, ku sipas përllogaritjeve të INSTAT (Instituti Kombëtar i Statistikave) janë 12,906 të huaj me leje qëndrimi, me një rritje prej +3,1% në vitin 2016.

Një gjest, ky i Tiranës që “shpresojmë të përcjellë një mesazh për të tjerët”, vijon më tej Bushati. Shefi i diplomacisë shqiptare ka shkruar në “Twitter” se vendi i tij nuk mund të “zëvendësojë Evropën”. “Imigracioni – arsyeton ai gjatë një bisede telefonike – ka nevojë për një përgjigje pan-evropiane, nuk mund t’i lihet një vendi të vetëm ta përballojë, çdo kryeqytet duhet të bëjë pjesën që i takon”.

Në marrëveshjen me Romën u arrit pas disa bisedave mes institucioneve të dy vendeve. Më pas vijoi biseda telefonike mes Bushatit dhe kolegut italian Moavero Milanesi. Në ditët në vijim, zyrtarët shqiptarë dhe italianë do të takohen për të organizuar transferimin dhe për të vendosur fondet që do të përdoren. Për momentin bëhet fjalë për 20 refugjatë, por Bushati nuk përjashton se mund të jenë edhe më shumë. “Sigurisht mbi bazën e kapaciteteve tona, nuk mund të ofrojmë më shumë se ç’mundemi” – sqaron ai.

Ky gjest, a është një mënyrë për Tiranën për të përshpejtuar hyrjen në BE? “Ne jemi gati, por na intereson më shumë të japim një mesazh” – përsërit Bushati, duke hedhur poshtë idenë për ngritjen e kampeve të refugjatëve në Shqipëri. “Jemi kundër dhe Kryeministri Rama ka qenë i qartë: nuk janë përgjigjja e duhur ndaj fenomenit migrator”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Strakosha e Hysaj tregojnë pse luajnë në Serie A, mediat italiane japin vlerësimin për shqiptarët
Previous article AKSIONI NDAJ USHQIMEVE/ AKU BLLOKON 4 markete: Shisnin VAJ ULLIRI të falsifikuar

g.autor

Postime të ngjashme

"S'KA NEGOCIATA..."/ Rama thirrje protestuesve kundër projektit në Zvërnec: U kanë shaluar një rrenë shumë të fortë Politikë

"S'KA NEGOCIATA..."/ Rama thirrje protestuesve kundër projektit në Zvërnec: U kanë shaluar një rrenë shumë të fortë

PËRFUNDON TAKIMI I PS NË TIRANË/ Protestuesit thirrje pjesëmarrësve: Bashkohuni me ne Politikë

PËRFUNDON TAKIMI I PS NË TIRANË/ Protestuesit thirrje pjesëmarrësve: Bashkohuni me ne

"KISHTE MË SHUMË PEMË TË PRERA SE SA TË MBJELLA"/ Rama: Shumë nga ata që protestojnë në bulevard nuk e mbajnë mend Tiranën para 20 vitesh Politikë

"KISHTE MË SHUMË PEMË TË PRERA SE SA TË MBJELLA"/ Rama: Shumë nga ata që protestojnë në bulevard nuk e mbajnë mend Tiranën para 20 vitesh

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT