• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ARTIKULLI BRITANIK/ Shqipëria, çfarë duhet të shikoni në destinacionin më të ri për pushime në Europë
Home
Aktualitet
Reportazh

ARTIKULLI BRITANIK/ Shqipëria, çfarë duhet të shikoni në destinacionin më të ri për pushime në Europë

13 February, 2018 g.autor Aktualitet, Reportazh

Aq e pasur në pika turistike dhe pasuri natyrore, çdokush do të donte të shihte një pjesë të Shqipërisë. Kështu e nis artikullin, Maisha Frost për prestigjiozen britanike Express.co.uk. Autorja e cilëson Shqipërinë si ‘bukuri misterioze e dalë nga hijet e dikurshme, e cila më në fund po përshëndet botën”.

Vitet e fundit nuk ka qenë e vështirë të gjejë emrin e Shqipërisë të lakuar në portale të ndryshme në botë, megjithatë interesi ka qenë i madh edhe në raportime të mediave më të rëndësishme.

Brenda një jave, britanikët e Express.co.uk shkruajnë dy artikuj që lidhen me turizmin e vendit tonë, larg shkrimeve të dikurshme mbi mungesën e sigurisë, ekonominë e dobët apo probleme sociale të ndryshme.

Maisha Frost e nis reportazhin e saj duke treguar se për herë të parë që vizitoi Shqipërinë, kishte shumë pak njohuri për këtë vend, ndonëse nuk ishte shumë larg.

  • Reportazhi me shkurtime

Sekreti i harruar i Europës, ka një shtrirje si një brez i bardhë i lidhur nga Adriatiku deri në Jug, në detin Jon.

Në fillim, duhet të jem e sinqertë, isha pak në dyshim.

Megjithatë, ata që kanë qenë atje, flasin për një vend të qetë, njerëz miqësorë dhe tokë e mbushur me thesare natyrore dhe të lashta.

Të gjitha të mahnitshme, duke pasur parasysh të kaluarën e saj të trazuar të pushtimit, gjakmarrjes dhe izolimit të egër komunist.

Është e vërtetë që resortet shqiptare nuk kanë luksin mesdhetar.

Por ky është një vend mesdhetar tolerant, aty ku ikona ortodokse dhe mozaikët islamikë qëndrojnë krah për krah si vende të shenjta, ndërsa kreshtat gëlqerore të natyrës i japin një dimension magjepsës peisazheve kodrinore dhe livadheve të egra.

Grekët e lashtë, pastaj ilirët, paraardhësit e shqiptarëve të sotëm, u pasuan nga romakët, bizantinët dhe osmanët. Që të gjithë u vendosën dhe bënë këtu në një lojë të pamëshirshme fronesh.

Pas Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria, një vend i hapur si për shkak të vendndodhjes, ashtu edhe të kulturës, ra nën sundimin e ‘hekurt’ komunist.

Gjurmët e para të atyre viteve brutale mbeten, në mënyrë dramatike, në formën e bunkerëve.

Sot, Shqipëria demokratike ka ndryshuar në shumë drejtime, ndër to edhe ndryshimi i stilit krahas atyre europiane.

Kryeqyteti, Tirana është i gjallë dhe i sigurt, më tepër surreal. Pjesa mesdhetare, pjesa e relikeve sovjetike, blloqet e apartamenteve me ngjyrat e ylberit, të pikturuara me urdhër të ish-kryetarit të bashkisë për të sjellë njëfarë gëzimi, janë disi më të zbehura këto ditë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Në Durrës bëjnë gjyq, e pëson iraniani i Skënderbeut
Previous article Incidenti në Egje/ Ish-ministri grek bën DEKLARATËN BOMBË: Turk i mirë, turku i vdekur!

g.autor

Postime të ngjashme

HUMBI JETËN NË KRYE TË DETYRËS/ Efektivi do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve Aktualitet

HUMBI JETËN NË KRYE TË DETYRËS/ Efektivi do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve

"EDI RAMA KA MBARU"/ Mijëra qytetarë revoltë nga Kryeministria: Revolucion! Shqipëri e re Aktualitet

"EDI RAMA KA MBARU"/ Mijëra qytetarë revoltë nga Kryeministria: Revolucion! Shqipëri e re

"ASNJË PARTIAK"/ Qytetarët refuzojnë përfaqësuesit politikë në protestë Aktualitet

"ASNJË PARTIAK"/ Qytetarët refuzojnë përfaqësuesit politikë në protestë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT