• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ARTI NË ZI/ Ndahet nga jeta këngëtari i njohur, i quajtur ‘mbreti i tangos’
Home
Aktualitet
Kronikë

ARTI NË ZI/ Ndahet nga jeta këngëtari i njohur, i quajtur ‘mbreti i tangos’

6 March, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Shuhet këngëtari shkodran Rudolf Stambolla. Këngëtari i njohur i muzikës së lehtë shqiptare të para viteve ’90, u nda nga jeta në moshën 90-vjeçare.

Ai u lind më 1931 në Tiranë. Prindërit e tij zhvendosen nga Shkodra për në Tiranë, para se Rudolf Stambolla të vinte në jetë. Rikthimi i tij për ca vite në Shkodër, më 1940, do të ndryshojë rrjedhat e muzikës shqiptare. Në këtë qytet, më 1941, si dhjetëvjeçar angazhohet të këndojë këngën satirike të Pjetër Gjinit, “Kënga e Salepit”.

Rudolf Stamboll është këngëtari romantik, i cili me zërin melodioz ishte një emër i suksesshëm në krijimtarinë muzikore që para viteve ’60. “Gjethet e vjeshtës”, “Këndo kitara ime”, “Dashuria e parë”, “Nën dritare”, “Malli i dashurisë”, etj, janë këngët që për herë të parë janë kënduar nga këngëtari Rudolf Stambolla, ndërsa për vite më pas këto këngë u sollën në skenë dhe nga të tjerë emra.

Më 1943 kthehet në Tiranë, ndërsa më 1946 do të jetë pjesë e grupit “Havajana”, të parit grup shqiptar të muzikës së lehtë. Anëtarë të këtij grupi ishin që të gjithë muzikantë me nam: Njac Guralumi (kontrabas), Medi Prodani (kitarë), Mustafa Zymeri (klarinetë e saksofon) dhe kompozitori i madh shqiptar i muzikës së lehtë, Agim Prodani (fizarmonikë).

Këngëtari, i cili që në vitin 1956 ishte i angazhuar pranë radio “Tiranës” kujton me jo pak nostalgji krijimtarinë e atyre viteve. Vlerëson profesionalizmin e emrave që merreshin me muzikën dhe tregon dhe suksesin e Festivalit të parë të Këngës që më 1962. I cilësuar si këngëtar i tangos dhe i dashurisë, Rudolf Stambolla ishte një nga emrat e këngëtarëve që kujtohet jo pak nga publiku, i cili zbulon se muzika italiane ka qenë ajo që e ka frymëzuar në karrierën e tij si këngëtar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "TË PAÇIM TËRË JETËN..."/ Motrat Vjollca surprizojnë në mes të natës njeriun e tyre më të rëndësishëm për ditëlindje
Previous article ZBULON MESAZHIN NGA RINASI/ Rama: Një VIP, s’donte të hynte në Shqipëri, s’e konsideronte pistoletën armë për ta mbrojtur...

s.autor

Postime të ngjashme

TENSIONET/ Protestuesit bllokojnë rrugët në kryeqytet, Policia tenton t’i largojë Aktualitet

TENSIONET/ Protestuesit bllokojnë rrugët në kryeqytet, Policia tenton t’i largojë

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË HAS/ Plagoset një 29-vjeçar! Identifikohet AUTORI Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË HAS/ Plagoset një 29-vjeçar! Identifikohet AUTORI

TENSIONE JASHTË KUVENDIT/ Hidhen vezë drejt deputetëve, shoqërohet në polici Adriatik Lapaj dhe... Aktualitet

TENSIONE JASHTË KUVENDIT/ Hidhen vezë drejt deputetëve, shoqërohet në polici Adriatik Lapaj dhe...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT