• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
ARTI NË ZI/ Ndahet nga jeta balerina legjendare e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit
Home
Kulturë
Art

ARTI NË ZI/ Ndahet nga jeta balerina legjendare e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit

21 August, 2023 s.autor Art, Kulturë

Eshtë ndarë nga jeta sot Sekine Sharofi, primabalerina legjendare e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit si dhe bashkëshortja e tenorit dramatik Xhoni Athanas.

Shumë e kujtojnë si një vajzë të mahnitshme dhe një kërcimtare të disiplinuar me një temperament të shkëlqyer, që tërhiqte publikun artdashësh me figurat e saj.

Sekine Sharofi solistja e kërcimit klasik Sekine Sharofi lindi më 4 mars 1938.

Emri i saj identifikohet me skenën e Baleti Shqiptar. Sekine Sharofi ka hyrë në historinë e kërcimit klasik si soliste, si prima dona me një shkëlqim marramendës që nuk harrohet kurrë.

E shkëlqyer dhe brilante në mënyrën se si interpretoi veprat më të rëndësishme të repertorit si: “Laurencia” nga Alexandër Krein, “Zhurale” nga Farid Jaruli, “Para stuhisë” nga Çesk Zadeja, “ Halili dhe Hajria” nga Tish Daija, “Lola” nga Marat Gaziev, “Delina” nga Çesk Zadeja, “Fadeta” nga Leo Delibes, “Cuca e maleve” nga Nikolla Zoraqi, “Shota dhe Azem Galica” nga Nikolla Zoraqi, “Petja dhe ujku” nga Sergei Prokofiev, “Kujdesi i kotë” nga Hertel, Rapsodia koreografike “Historia e një këngë” nga Nikolla Zoraqi, “Sheherezada” nga N. Rimskij Korsakov etj.

Një engjëll i bardhë, me një buzëqeshje që nuk shuhet kurrë. Një artiste që i dha vendit tonë jetë. Sekine do të mbetet për gjithmonë në plijadën e Artë të Artistëve Shqiptarë. Brezat më të vjetër do ta kujtojnë gjithmonë me atë buzëqeshjen e ndrojtur që vetëm ajo dinte t’ia dhuronte publikut shqiptar në një kohë kur gjithë Shqipëria ish bardhezi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KANABISI NË REPARTIN USHTARAK TË ZALL HERRIT/ Llirohen nga qelia tre ushtarakët
Previous article VININ BASTE SPORTIVE NËPËRMJET TELEFONIT/ Arrestohen 6 persona në Tiranë

s.autor

Postime të ngjashme

ARTI NË ZI/ Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi Kulturë

ARTI NË ZI/ Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

KONCERTI I KANYE WEST/ Gati stadiumi për 60 mijë spektatorë! Ja rrugët që do të bllokohen nga nesër në 07:00, linjë e dedikuar transporti Breaking News

KONCERTI I KANYE WEST/ Gati stadiumi për 60 mijë spektatorë! Ja rrugët që do të bllokohen nga nesër në 07:00, linjë e dedikuar transporti

QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin Kulturë

QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT