• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“ARSYEJA PSE JU KEMI MBLEDHUR…”/ Balla takim me fermerët në Elbasan: Mos paguani asnjë rryshfet
Home
Politikë

“ARSYEJA PSE JU KEMI MBLEDHUR…”/ Balla takim me fermerët në Elbasan: Mos paguani asnjë rryshfet

21 April, 2019 F.autor Politikë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ishte ditën e sotme në Elbasan ku u takua me fermerë lidhur me aplikimet për përfitimin e subvencioneve në bujqësi.

Në rolin e drejtuesit politik të Qarkut të Elbasanit ai siguroi fermerët për efikasitetin e skemës dhe reduktimin e burrokracirave dhe kërkoi prej tyre denoncimin e çdo rasti kur punonjësit kërkojnë rryshfet për të ndihmuar gjatë procesit të subvencionit.

“Arsyeja pse ju kemi mbledhur bashkë, fermerë dhe punonjës shteti është sepse këta duhet të jenë avokatët tuaj, t’ju shërbejnë që tek grumbullimi i dokumentacionit e deri tek marrja e pagesës.

Pres sot të drejtoni edhe gishtin e të më thoni që, ky punonjës më ndihmoi të bëja dokumentacionin, por më kërkoi 10 apo 20%, siç ka qenë para dy viteve. Dhe një punonjës i tillë jo vetëm do të hiqet nga administrata e shtetit, por do të çohet për ndjekje penale.

Viti 2018 ishte eksperienca e parë e një ndryshimi rrënjësor. Historia e AZHBR-së ka qenë një histori e zezë, e errët, ku buxheti i vitit 2017 i të gjithë AZHBR-së shkoi në një qark të vetëm.

Unë jam i qetë kur informohen sot që janë rreth 500-600 fermerë të Elbasanit që janë përfitues, që janë 0.7 milionë euro, që i bie diku tek 900 milionë lekë të vjetra të shpërndara tek fermerët tanë dhe kjo është një gjë shumë e mirë.

Detyra jonë kjo është, Shqipëria e vërtetë kjo është. Nuk është Shqipëria ajo që mblidhet një herë në muaj dhe bën xhiron e pasdites, pastaj hedhin ca bojë tek institucionet e shtetit, atë punë kanë ata. Ata janë grenzat, në jemi bletët, nga grenzat nuk ka hajër njeri, ne të merremi me bletët”, deklaroi Balla.

Ndërsa përfaqësuesja e AZHBR, Jolanda Shtini në fjalën e saj theksoi se procedurat e lehtësuara po u vijnë në ndihmë fermerëve, ku vetëm në vitin 2018 në qarkun e Elbasanit përfituan rreth 600 femerë.

“Për herë të parë në vitin 2018 aplikimi është bërë me zero dokumenta. Çdo fermer paraqitet në zyrat e aplikimit vetëm me niptin e fermerit dhe kartën e identitetit, asnjë dokument tjetër nuk i kërkohet në momentin e aplikimit.

Pasi shpallet lista e përfituesve, për investime të përcaktuara, kërkohen dy dokumenta”, tha Shtini.

Aplikimet për Masat Direkte do të bëhen nga data 23.04.2019 deri më 10.05.2019. Afati përfundimtar për dorëzimin e dokumenteve në AZHBR është data 07.06.2019. Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentacionit për Masat e Investimeve do të kryhet në zyrat qendrore të AZHBR nga data 23.04.2019 deri më 17.05.2019.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EVERTON-MANCHESTER UNITED/ Sigurdsson "ndëshkon" De Gean nga distanca, ja super goli (VIDEO)
Previous article EVERTON-MANCHESTER UNITED/ Richarlison shtang "Djajtë e Kuq" me një gjest atletik, ja goli (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

PËRFSHIRJA NË PROTESTA/ Ministri Demo: Fëmijët nuk e kanë vendin mes dhunës, së shpejti platforma “Help for You” kundër abuzimeve online Politikë

PËRFSHIRJA NË PROTESTA/ Ministri Demo: Fëmijët nuk e kanë vendin mes dhunës, së shpejti platforma “Help for You” kundër abuzimeve online

TRYEZA KOMBËTARE/ Nga rrjetet sociale te përgjegjësia e prindërve, Rama prezanton masat për mbrojtjen e fëmijëve: Së shpejti nisim diskutimin publik Politikë

TRYEZA KOMBËTARE/ Nga rrjetet sociale te përgjegjësia e prindërve, Rama prezanton masat për mbrojtjen e fëmijëve: Së shpejti nisim diskutimin publik

"BUXHET HISTORIK, MBI 10 MILIARDË EURO"/ Rama: Mesazhi i qartë, duam më shumë biznese e investime vendase e të huaja Politikë

"BUXHET HISTORIK, MBI 10 MILIARDË EURO"/ Rama: Mesazhi i qartë, duam më shumë biznese e investime vendase e të huaja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT