Shqiptari që jetonte në Australi, i akuzuar për vrasjen e vajzës dhe dhëndrit, nuk është shpallur fajtor.
Kjo pasi ai ka rezultuar me probleme mendore.
Ishte mëngjesi i 31 dhjetorit 2019 kur babai shqiptar Osman Shaptafaj, qëlloi për vdekje vajzën e tij 25-vjeçare Lindita Musai dhe dhëndrrin Veton Musai 29 vjeç, të martuar prej një viti.
Vajza e tij Lindita, 25 vjeçe vdiq në vendin e ngjarjes, ndërsa dhëndri Vetoni, vdiq të nesërmen në spital.
Osman Shaptafaj i akuzuar për dy vrasje, për shkak të shëndetit mendor nuk është shpallur fajtor.
Sipas ‘Daily mail’ i akuzuari do të kthehet në Gjykatën Supreme për një seancë dëgjimore në 29 maj.




