• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ARRESTOHET STOMATOLOGU I BURGUT 313 NË TIRANË/ Ishte kthyer në shpërndarës droge për të dënuarit. Ja si u zbulua
Home
Aktualitet
Kronikë

ARRESTOHET STOMATOLOGU I BURGUT 313 NË TIRANË/ Ishte kthyer në shpërndarës droge për të dënuarit. Ja si u zbulua

26 September, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Ndodh edhe kjo! Arrestohet nga policia stomatologu i burgut 313 në Tiranë, pasi është zbuluar se shpërndante lëndë narkotike në institicionin e vuajtjes së dënimit, në bashkëpunim me një të paraburgosur.

Stomatologu i zbulua pasi u kap mat një i burgosur. Ky i fundit kishte qënë për vizitë te stomatologu dhe pasi doli që aty iu gjet sasia e lëndës narkotike rreth 100 gr drogë, çka çoi në zbulimin e tij.

Deklaratë për Media

Drejtoria e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Burgje, në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, kryen një operacion të mirëkoordinuar për arrestimin e një punonjësi të IEVP 313 për të cilin ka pasur dyshime bindëse mbi aktivitetin e tij dhe një të paraburgosuri.

Pas informacioneve të marra, SHKBB ka vlerësuar dhe organizuar punën për kapjen dhe goditjen e një rasti shpërndarjeje të lëndës narkotike në IEVP Jordan Misja, ku si pasojë u bë arrestimi i stomatologut dhe një të paraburgosuri.

I paraburgosuri R.S. rreth orës 11:30 të datës 25.09.2020 është vizituar tek stomatologu i IEVP 313 Jordan Misja, F.B., kabineti i të cilit ndodhet në godinën B të institucionit. Pas vizitës dentare, ura metal-detektor gjatë kthimit të këtij të paraburgosuri ka dhënë sinjal dhe pas kontrollit fizik në trupin e tij u gjet një sasi e konsiderueshme lëndë e dyshuar narkotike rreth 100 gram e mbështjellë me letër alumin dhe me plastmas.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se i paraburgosuri R.S. dhe stomatologu F.B kanë patur kontakt me njëri-tjetrin. Në vajtje për te klinika nuk është dhënë sinjal nga ura metal-dedektor, ndërsa në kthim janë aktivizuar sinjalet e urës.

Pas kryerjes së veprimeve proceduriale dhe administrimit të provave si, deklarime, këqyrja e kamerave, dokumenta, etj, u bë arrestimi i tyre.

Materialet do të referohen në prokurorinë e rrethit Tiranë për veprën penale të “Futja dhe mbajtja e sendeve të ndaluara’ parashikuar nga neni 324/a i Kodit Penal në ngarkim të të paraburgosurit R.S. dhe në ngarkim të stomatologut të IEVP Jordan Misja, F.B, për veprën penale të parashikuar nga neni 324/a/2 ‘Futja e mbatja e sendeve të ndaluara në IEVP’ dhe neni 283 i Kodit Penal, ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MORI DETYRËN E KREUT TË PS FIER/ Petro Koçi: Qytetarët meritojnë më shumë se ç’kërkojnë (FOTO)
Previous article "MAMI, A MUND TË KTHEHESH DHE TË QËNDROSH PAK?" Morena Taraku prek me dedikimin për nënën e saj të ndjerë (FOTO)

s.autor

Postime të ngjashme

14 VATRA ZJARRI NË 10 ORË/ 7 vijojnë të jenë aktive! Ja ku është situata më kritike Aktualitet

14 VATRA ZJARRI NË 10 ORË/ 7 vijojnë të jenë aktive! Ja ku është situata më kritike

ZJARRI DEL JASHTË KONTROLLIT NË MALLAKASTËR/ Flakët përpijnë pyllin me pisha dhe kalojnë rrugën e Panahorit Aktualitet

ZJARRI DEL JASHTË KONTROLLIT NË MALLAKASTËR/ Flakët përpijnë pyllin me pisha dhe kalojnë rrugën e Panahorit

EMRI/ Aksident tragjik në Itali, humb jetën 33-vjeçari shqiptar Aktualitet

EMRI/ Aksident tragjik në Itali, humb jetën 33-vjeçari shqiptar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT