• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
14 VATRA ZJARRI NË 10 ORË/ 7 vijojnë të jenë aktive! Ja ku është situata më kritike
Home
Aktualitet
Kronikë

14 VATRA ZJARRI NË 10 ORË/ 7 vijojnë të jenë aktive! Ja ku është situata më kritike

5 August, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

14 vatra zjarri janë raportuar gjatë 10 orëve të fundit në vend, ndërsa 7 prej tyre vijojnë të jenë aktive, sipas informacionit të Ministrisë së Mbrojtjes. Në operacionet për izolimin dhe shuarjen e flakëve janë angazhuar forca të shumta të emergjencave civile dhe të Forcave të Armatosura. Përmes koordinimit të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, prefekturave dhe njësive vendore, në terren po operojnë 29 automjete zjarrfikëse, 246 forca operacionale, 90 efektivë të FA-së, një helikopter dhe një avion “Air Tractor” i Forcës Ajrore.

Situata më problematike paraqitet në fshatrat Riban dhe Ngraçan në bashkinë Mallakastër, ku zjarri ka marrë përmasa dhe po punohet për të penguar afrimin e flakëve drejt zonave të banuara. Në këtë operacion janë angazhuar forca zjarrfikëse nga disa bashki, 35 forca bashkiake, 40 efektivë të Forcave të Armatosura dhe avioni “Air Tractor”. Në zonën e Dajtit vijon puna për shuarjen e zjarrit, ku po ndërhyjnë forcat e MZSH-së, Administrata e Zonave të Mbrojtura, 50 efektivë të FA-së dhe një helikopter i Forcës Ajrore. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në qarkun Elbasan vijon ndërhyrja në vatrat e zjarrit në Shqiponjë, malin e Dardhës dhe fshatin Mjekës. Zjarret në Shqiponjë dhe Mjekës janë nën kontroll dhe nuk raportohet rrezik për banorët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KUJDES/ Ky zakon i përditshëm mund t’iu dëmtojë zërin po aq sa duhani?
Previous article ZHEGROVA I JEP FITOREN JUVENTUSIT NDAJ CHELSEAS/ Shkëlqen me një supergol në Hong Kong

s.autor

Postime të ngjashme

ZJARRI DEL JASHTË KONTROLLIT NË MALLAKASTËR/ Flakët përpijnë pyllin me pisha dhe kalojnë rrugën e Panahorit Aktualitet

ZJARRI DEL JASHTË KONTROLLIT NË MALLAKASTËR/ Flakët përpijnë pyllin me pisha dhe kalojnë rrugën e Panahorit

EMRI/ Aksident tragjik në Itali, humb jetën 33-vjeçari shqiptar Aktualitet

EMRI/ Aksident tragjik në Itali, humb jetën 33-vjeçari shqiptar

PANIK NË PASKUQAN/ Persona të armatosur grabisin argjendarinë Aktualitet

PANIK NË PASKUQAN/ Persona të armatosur grabisin argjendarinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT