• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Arrestohet sa zbret në Rinas, kërkohej për vrasjen e nipit. Detajet e ngjarjes tragjike
Home
Aktualitet
Kronikë

Arrestohet sa zbret në Rinas, kërkohej për vrasjen e nipit. Detajet e ngjarjes tragjike

28 January, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Kronikë

Një 59-vjeçar nga Shkodra, i dënuar me 14 vjet burg për vrasjen e djalit të vëllait, u arrestua mbrëmjen e së enjtes në Aeroportin e Rinasit, shkruan “Panorama”.
Ngjarja për të cilën ai akuzohet ka ndodhur në korrik të vitit 2013, në Vukatanë të Shkodrës, ku në bashkëpunim me djalin, Muri dyshohet se ka vrarë nipin e tij, Gjin Muri. Policia tha dje se arrestoi shtetasin Nikë Muri në momentin ku po bëheshin verifikimet në sistemin TIMS, pasi ai ishte kthyer si pasagjer i zakonshëm nga Gjermania.

Por nga verifikimet në sistem, rezultoi person në kërkim, pasi Prokuroria e Krimeve të Rënda, në dhjetor 2014 i kishte dorëzuar Policisë urdhrin e ekzekutimit të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, e cila e ka dënuar këtë shtetas me 14 vjet burg. Sipas Policisë, Nikë Muri ka vuajtur rreth 2 vite burgim, saktësisht 711 ditë, ndërsa i kanë mbetur për të kryer edhe afro 12 vite burg, ose 4402 ditë.
NGJARJA

Më 10 korrik të vitit 2013, Nikë Muri, në atë kohë 54 vjeç, ka shkuar te banesa që po ndërtonte aty pranë nipi i tij, Gjin Muri dhe ka nisur të debatojë. Më pas, në debat janë përfshirë dhe meshkujt e tjerë të dy familjeve.

Sipas Prokurorisë, vrasja e shtetasit Gjin Muri, ka ndodhur pas një konflikti të zgjatur pronësie mes familjeve të dy vëllezërve. Konkretisht, sipas organit të akuzës, rreth orës 20:40, të datës 10 korrik 2013, në fshatin Renc, komuna Gur i Zi të Shkodrës, pas një konflikti, babë e bir kanë ekzekutuar Gjin Murin.

Referuar hetimeve të Prokurorisë, mësohet se në konflikt mes kushërinjve Muri është vrarë me armë zjarri shtetasi Gjin Muri. Në kërkesën për gjykim të paraqitur në Gjykatën e Krimeve të Rënda nga Prokuroria, shpjegohet se shtetasin Mark Muri, babai i viktimës, dhe Nikë Muri, janë vëllezër. Nga dëshmitë e marra ka rezultuar se prej disa vitesh ata kanë pasur konflikte me njëritjetrin.

Mosmarrëveshjet mes tyre mësohet se janë reflektuar edhe te pjesëtarët e tjerë të familjeve, marrëdhëniet e të cilëve janë acaruar ndjeshëm. Sipas hetimeve, ditën e ngjarjes është provuar se për shkak të këtyre konflikteve, janë përplasur fizikisht shtetasit Mark Muri dhe djemtë e tij, Aleksandër, Gegë e Gjin Muri. Përballë tyre, në anën tjetër të konfliktit ka qenë shtetasi Nikë Muri.

Sipas Prokurorisë, shtetasi Çesk Muri, djali i Nikë Murit, pas nxitjes edhe nga babai i tij, ka qëlluar me armë zjarri duke vrarë djalin e xhaxhait të tij, shtetasin Gjin Muri. Ky i fundit është vrarë pas një rrethimi në banesën e tij. Teksa shkëmbenin zjarr, viktima kishte arritur të njoftonte Policinë duke denoncuar në sallën operative se banesa e tij ishte rrethuar dhe po qëllohej me armë drejt tij. Të plagosur në këtë ngjarje mbetën edhe dy vëllezërit e viktimës dhe vetë autori i krimit.

VENDIMET E GJYKATAVE

Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, me vendimin e datës 27 tetor 2014, ka vendosur deklarimin fajtor të Çesk Murit për “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe “Armëmbajtje pa leje” duke e dënuar me 35 vjet burgim.

Duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar, ai është dënuar përfundimisht me 23 vjet e 4 muaj heqje lirie. Nga ana tjetër, është deklaruar i pafajshëm Nikë Muri, pasi sipas Shkallës së Parë, nuk provohej kryerja prej tij e veprës penale, për të cilën akuzohet. Në përfundim, Gjykata urdhëroi lirimin e tij nga dhomat e paraburgimit. Gjykata e Apelit për Krime të Rënda, me vendimin e datës 18 dhjetor 2014, ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për Çesk Murin, ndërsa ka ndryshuar vendimin për babanë e tij, Nikë Muri, duke e dënuar me 21 vjet burgim.

Duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar, është dënuar përfundimisht me 14 vite burgim. Me vendimin e datës 15 dhjetor 2016, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ka vendosur mospranimin e rekursit të paraqitur nga Nikë e Çesk Muri. Më pas, babë e bir i janë drejtuar me kërkesë Gjykatës Kushtetuese duke paraqitur si shkaqe: Gjykata e Apelit dhe Gjykata e Lartë kanë shkelur ligjin.

Është provuar se të vetmen armë e ka pasur Çesk Muri. Dënimi i dhënë është i pambështetur në prova me një hetim që lë për të dëshiruar dhe i njëanshëm. Por kërkesa e tyre nuk është pranuar, pasi ishte paraqitur jashtë afatit 4 mujor që parashikon ligji.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Abuzon me peshkaqenin në Maldive, reperi Gjiko futet në listën e zezë të klientëve
Previous article Pas protestës qytetari shpërthen në mes të autobusit: Ky bir kur*e ka lënë...

Ina.Autor

Postime të ngjashme

DITA E 26-të E TUBIMIT/ Vijon marshimi në kryeqytet, protestuesit thirrje kryeministrit: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

DITA E 26-të E TUBIMIT/ Vijon marshimi në kryeqytet, protestuesit thirrje kryeministrit: Rama jep dorëheqjen

E PËSON KEQ/ Tentoi t’i fusë një të paraburgosuri drogë, pezullohet nga detyra punonjësi i Policisë së Burgjeve në Durrës Aktualitet

E PËSON KEQ/ Tentoi t’i fusë një të paraburgosuri drogë, pezullohet nga detyra punonjësi i Policisë së Burgjeve në Durrës

PROTESTA/ Qytetari: Ne kemi shpikur turizmin e protestave, po i tregojmë botës mikpritjen dhe qytetërimin tonë Aktualitet

PROTESTA/ Qytetari: Ne kemi shpikur turizmin e protestave, po i tregojmë botës mikpritjen dhe qytetërimin tonë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT