Presidentit të Republikës Srpska në Bosnje dhe Hercegovinë, Milorad Dodikut, i është nxitur një atentat nëpërmjet rrjeteve sociale, por që është arritur të neutralizohet në kohë nga shërbimet e sigurisë.
Sipas informacioneve të mediave serbe, shtetasi Z.H nga Lukaveci dyshohet se nëpërmjet rrjetit social Facebook ka nxitur të tjerët për të vrarë Presidentin e Republika Srpska, Milorad Dodikun.
Sipas të dhënave paraprake, shtetasi Z.H ka kërkuar një snajper që të vriste presidentin e serbëve të Bosnjës.
Nga hetimet e policisë ka rezultuar se se llogaria në Facebook e këtij shtetasi nuk është një profil i rremë.
Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, policia gjeti një pistoletë, një granatë dore, telefona celularë dhe material tjera propagandistike.
Personi është identifikuar si një shtetas boshnjak, por i pa angazhuar në asnjë lëvizje ekstremiste.


