• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ARRESTOHET NË TIRANË NJË 23-VJEÇAR I SHPALLUR NË KËRKIM/ Në pranga edhe 3 të tjerë për vepra të ndryshme kriminale (DETAJE)
Home
Aktualitet
Kronikë

ARRESTOHET NË TIRANË NJË 23-VJEÇAR I SHPALLUR NË KËRKIM/ Në pranga edhe 3 të tjerë për vepra të ndryshme kriminale (DETAJE)

8 August, 2020 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Shtetit ka arrestuar 4 persona ditën e sotme një prej tyre i shpallur në kërkim.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6, u bë ndalimi dhe ekzekutimi i vendimit penal për shtetasin në kërkim E.H., 23 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës Parë Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Dhuna në familje”, gjithashtu ky shtetas gjatë shoqërimit ka kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës punonjësit e Policisë së rendit publik.

Sakaq në prannga ka rënë dhe shtetasi K.,(L) 28 vjeç, pasi në rrugën “Kont Leopold Bertold” gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Po ashtu kanë rënë në pranga dhe dy persona të tjerë njëri për ‘dhunë në familje’ ndërsa personai tjetër ka gthyer masën ‘arrest shtëpie’.

Njoftimi i plotë:

Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim kombëtar.

Arrestohen në flagrancë 4 shtetas të tjerë për vepra të ndryshme penale.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6, u bë ndalimi dhe ekzekutimi i vendimit penal për shtetasin në kërkim E.H., 23 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës Parë Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Dhuna në familje”, gjithashtu ky shtetas gjatë shoqërimit ka kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës punonjësit e Policisë së rendit publik.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, goditi një tjetër rast, duke vënë në pranga shtetasin E. K.,(L) 28 vjeç, pasi në rrugën “Kont Leopold Bertold” gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale ” “Vjedhje te energjise elektrike apo impulsive telefonike ” të shtetasit E.M., 35 vjeç, pasi nga punonjësit e OSHEE, gjatë kontrollit të ushtuar në subjektin në përdorim nga ky shtetas kanë konstatuar se matësi i energjisë elektrike, ishte i dëmtuar dhe nuk bëntë matjen e energjisë elektrike të harxhuar nga ky subjekt.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M.D., 23 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe u konstatua nga sherbimet e Policisë jashtë banese.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L.K., 47 vjeç, sepse në mënyrë të vazhdueshme, ka ushtruar dhune fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Si asnjëherë më parë, Elbasani rekord rastesh me Covid-19
Previous article TRAFIKU NDËRKOMBËTAR I DROGËS/ Zbulohet tuneli më i sotisfikuar në historinë e SHBA (FOTO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

KONFLIKT MES NXËNËSVE NË KRUMË/ 17-vjeçari gërvisht me mjet prerës bashkëmoshatarin në oborrin e gjimnazit Aktualitet

KONFLIKT MES NXËNËSVE NË KRUMË/ 17-vjeçari gërvisht me mjet prerës bashkëmoshatarin në oborrin e gjimnazit

NDODH EDHE KJO/ Përndoqi ish të dashurën, por nuk mjaftohet me kaq. Ajo që ndodhi më pas në Tiranë, është e rëndë Aktualitet

NDODH EDHE KJO/ Përndoqi ish të dashurën, por nuk mjaftohet me kaq. Ajo që ndodhi më pas në Tiranë, është e rëndë

"ARREST SHTËPIE" PËR KREUN E SHISH/ SPAK del me deklaratë zyrtare. Zbardhen akuzat Aktualitet

"ARREST SHTËPIE" PËR KREUN E SHISH/ SPAK del me deklaratë zyrtare. Zbardhen akuzat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT