• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ARRESTOHET HAKERI SHQIPTAR/ Policia i zbulon 3000 adresa false në Facebook, kishte dhe foto intime të… (EMRI)
Home
Breaking News

ARRESTOHET HAKERI SHQIPTAR/ Policia i zbulon 3000 adresa false në Facebook, kishte dhe foto intime të… (EMRI)

2 November, 2018 Isa.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një 20 vjeçar që banonte në Lapraka është arrestuar nga Policia, pasi dyshohet se ai ka ndërhyrë në 300 adresa Facebook, duke i hakëruar ato.

Policia në një njoftim të saj shton se  Arben Bozhiqit , i u gjetën profile të ndryshme Facebook dhe foto intime të femrave të ndryshme që dyshohet se janë minorene.

 

NJOFTIM I PLOTË

 

Arrestohet një shtetas për veprat penale “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, “Falsifikimi kompjuterik” dhe “Hyrje e paautorizuar kompjuterike”.

20-vjeçari dyshohet se ka ndërhyrë në mbi 3000 adresa të rrjeteve sociale etj., të cilat kanë qenë të shtetasve shqiptarë dhe të huaj.

Nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kompjuterike në Departamentin e Policisë Kriminale, në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, u arrestua në flagrancë shtetasi:

Arben Bozhiqi, 20 vjeç, lindur në Pajovë-Peqin dhe banues në Laprakë, Tiranë

Ky shtetas u arrestua në flagrancë pas një hetimi 6-mujor në kuadër të Procedimit Penal të vitit 2018 për “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike” parashikuar nga neni 293/b i Kodit Penal.

Gjatë kontrollit të banesës dhe kontrollit të këtij shtetasi në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një pajisje kompjuterike dhe një telefon celular.

Këto pajisje pasi u këqyrën rezultoi të përmbanin të dhëna të rëndësishme me interes për hetimin dhe më saktësisht:

 U gjetën 11 profile të rrjetit social “Facebook” me të dhëna të rreme të cilat administroheshin dhe përdoreshin nga shtetasi Arben Bozhiqi.

 Gjatë këqyrjes së profileve që administroheshin nga ky shtetas u gjetën foto intime të vajzave të ndryshme disa prej të cilave dyshohet se kanë qenë minorene në kohën kur këto foto janë realizuar si dhe dyshohet se këto foto janë marrë nëpërmjet marrjes së adresave të rrjeteve sociale të këtyre shtetaseve.

 Mbi 1200 (njëmijë e dyqind) adresa të ndryshme të postës elektronike (e-mail, hotmail, yahoo, live etj., të shtetasve të ndryshëm.

 Mbi 400 (katërqind) kode hyrjeje (password) për adresa të ndryshme të rrjeteve sociale të shtetasve të ndryshëm etj.

 Mbi 100 (njëqind) adresa (URL) të faqeve të ndryshme të rrjetit social “Facebook” të shtetasve të ndryshëm.

 Mbi 50 (pesëdhjetë) link-e (adresa) të ndryshme të cilat janë përdorur në periudha të ndryshme kohore për të marrë (phishing) kodet e hyrjes së adresave të ndryshme të postës elektronike, rrjeteve sociale etj.

Ky shtetas ushtronte aktivitetin e tij kriminal që nga viti 2010 dhe gjatë kësaj periudhe kohore dyshohet se ka ndërhyrë në mbi 3000 adresa të rrjeteve sociale etj., të cilat kanë qenë të shtetasve shqiptarë dhe të huaj.

Gjithashtu nga bisedat e kryera në rrjetet sociale rezulton se kishte një shkëmbim adresash me qëllime të ndryshme si fitimi etj.

Aktualisht po punohet për zbardhjen e plotë të këtij aktiviteti kriminal dhe personat të cilët mund të jenë të lidhur me këtë shtetas.

Materialet hetimore në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprimeve të mëtejshme për veprat penale “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike” si dhe për veprat të cilat dolën gjatë hetimit “Falsifikimi kompjuterik” dhe “Hyrje e paautorizuar kompjuterike”, parashikuar nga nenet 293/b, 186/a, dhe 192/b të Kodit Penal.

 

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MARRËVESHJA E PRESPËS/ Sot skadon afati për amendamentet
Previous article CAVANI FLET PËR GRUPET/ Nëse humbasim kundër Napolit, vështirë të kualifikohemi

Isa.Autor

Postime të ngjashme

30 VATRA ZJARRI NË 24 ORË/ 8 vijojnë të mbeten ende aktive! Vijojnë operacionet për shuarjen e flakëve Aktualitet

30 VATRA ZJARRI NË 24 ORË/ 8 vijojnë të mbeten ende aktive! Vijojnë operacionet për shuarjen e flakëve

EKZEKUTIMI I EDMOND SULËS/ Policia ushtron kontrolle në 4 banesat e një fisi në Bërxullë, disa të shoqëruar! Ja për çfarë dyshohet Aktualitet

EKZEKUTIMI I EDMOND SULËS/ Policia ushtron kontrolle në 4 banesat e një fisi në Bërxullë, disa të shoqëruar! Ja për çfarë dyshohet

TRAGJEDI NË GREQI/ Përplaset keq automjeti, ndërrojnë jetë nëna dhe djali shqiptarë Aktualitet

TRAGJEDI NË GREQI/ Përplaset keq automjeti, ndërrojnë jetë nëna dhe djali shqiptarë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT