• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ARRESTOHET/ E raportoi mbytjen e gruas, si vdekje natyrale. Si u zbulua krimi makabër i bashkëshortit
Home
Breaking News

ARRESTOHET/ E raportoi mbytjen e gruas, si vdekje natyrale. Si u zbulua krimi makabër i bashkëshortit

27 February, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Detaje të reja dalin në dritë nga krimi që zbuloi policia e Fierit, pasi burri vrau një vit më parë gruan e tij. Siç pohuan dhe burime policore, NAMIK VELAJ akuzohet se vrau bashkëshorten e tij Vreke Velaj në janar të 2017-ës në banesën e tyre në Patos. Pavarësisht deklarimit të 75-vjeçarit se gruaja e tij kishte ndërruar jetë për shkaqe natyrale, e vërtetuar edhe nga mjeku i qendrës shëndetësore në Patos Ilir Tanku, kjo gjë nuk i ka bindur vëllezërit e të ndjerës.

Mësohet se vëllezërit e të moshuarës, të cilët jetonin jashtë Shqipërisë, pas dyshimeve për vdekjen e mistershme të motrës së tyre kishin bërë një denoncim në polici në muajin shtator, ndërsa akuzonin burrin e saj.

Duke mbledhur dëshmitë dhe me anë të hetimeve speciale në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Rënda është bërë e mundur të provohet se Namik Velaj e kishte vrarë bashkëshorten e tij. Bëhet me dije se viktima ishte mbytur.

Po ashtu është vërtetuar se Velaj nuk e kishte dërguar të shoqen në spital apo qendër shëndetësore, ndërsa kishte qenë mjeku Tanku që kishte shkuar për ta parë në shtëpi, duke evituar kështu policinë dhe mjekun ligjor.

Kujtojmë se 75-vjeçari Namik Velaj u vu në pranga, ndërsa ndaj mjekut Ilir Tanku u mor masa e heqjes së të drejtës së ushtrimit të profesionit për mjekun si edhe ka filluar procedimi penal për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” dhe është dhënë masa e sigurisë “Detyrim paraqitje” në Policinë Gjyqësore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Aktorja tregon situatën e sikletshme: Më ra të fikët para disa njerëzve të rëndësishëm (VIDEO)
Previous article PROF. REXHEP QOSJA/ President i përbashkët Shqipëri-Kosovë? Arsyet përse e mbështes Ramën

Ina.Autor

Postime të ngjashme

DETAJET E TRISHTA NGA NGJARJA TRAGJIKE TE LIQENI I THATË/ La makinën e ndezur dhe u hodh në ujë, ja çfarë u gjend brenda Aktualitet

DETAJET E TRISHTA NGA NGJARJA TRAGJIKE TE LIQENI I THATË/ La makinën e ndezur dhe u hodh në ujë, ja çfarë u gjend brenda

I DËNUAR PËR VRASJEN E FLORIAN LAMÇES/ Lirohet dhëndri i Qazim Sejdinit, përfitoi nga amnistia Aktualitet

I DËNUAR PËR VRASJEN E FLORIAN LAMÇES/ Lirohet dhëndri i Qazim Sejdinit, përfitoi nga amnistia

E RËNDË/ Ndërron jetë 7-vjeçarja e plagosur në aksidentin e rëndë në Fier Aktualitet

E RËNDË/ Ndërron jetë 7-vjeçarja e plagosur në aksidentin e rëndë në Fier

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT