• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ARRESTOHET BOSI I MAFIAS ITALIANE/ Po përpiqej që të gjente një punë dhe të largohej nga bota e krimit
Home
Nderkombetare

ARRESTOHET BOSI I MAFIAS ITALIANE/ Po përpiqej që të gjente një punë dhe të largohej nga bota e krimit

7 March, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Një bos i mafias italiane, i akuzuar si një prej drejtuesve të tregtisë së kokainës në Romë, u arrestua në një qendër punësimi në Spanjë, gjatë kohës që po përpiqej të linte pas të shkuarën e tij kriminale dhe të gjente punë të ligjshme. Giuseppe Refrigeri thuhet se ishte një prej liderëve të bandës kriminale Banda della Marranella, për të cilën policia thotë ka monopolin e tregtisë së drogës në kryeqytetin italian.

Policia spanjolle tha të premten se 66-vjeçari u arrestua në qendrën e punësimit në resortin Costa del Sol të Estepona, gjatë kohës që po kërkonte një punë. Refrigeri përballet tashmë me ekstradimin drejt Italisë, ku akuzohet për tentativën e trafikimit të 325 kilogramëve hashash në 2018-n. Pasi droga u konstatua fillimisht në Francë, një gjykatë në Romë lëshoi ??urdhërarrest ndërkombëtar për Refrigeri-n, për të cilin policia besonte se fshihej në Costa del Sol.

Po në 2018-n ai u arrestua në Spanjë, për akuzën e trafikut të drogës dhe si pjesëtar i një organizate kriminale. Refrigeri akuzohej se e organizonte trafikun e drogës drejt Italisë nga shtëpia e tij në Costa del Sol. Pas 2 viteve në burg në Spanjë, ai u la i lirë, për t’u arrestuar sërish javën që lamë pas. Policia e bëri publik lajmin vetëm këtë të premte.

Garda Civile e Spanjës tha se Refrigeri nuk jetonte më në një vilë luksoze si më parë dhe se tashmë banonte në një shtëpi më modeste. Në përpjekje për të lënë pas jetën kriminale, ai ishte regjistruar si shtetas i huaj tek autoritetet dhe shkonte shpesh nëpër qendra pune në Estepona.

Në vitin 2018, në një operacion të koduar Maverick II, Refrigeri u arrestua së bashku me 13 persona të tjerë. Oficerët sekuestruan 500 kilogramë hashash, 6 makina luksoze dhe një automjet të përshtatur për të transportuar drogën nga Spanja drejt Italisë. Në kohën kur ai u arrestua, policia spanjolle po punonte me karabinierët.

Ndërkohë në Itali, policia arrestoi 42 anëtarë të dyshuar të Banda della Marranella në 2018 dhe sekuestroi të mira materiale që kapnin vlerën e 2 milionë eurove.

Ky grup kriminal punonte me trafikantë droge britanikë në Costa del Sol, në mënyrë që të siguronte hashashin nga Spanja për ta dërguar më pas në Itali.

Policia tha se banda përdorte dhunë ekstreme për të vjedhur drogën nga bandat e tjera. Dy italianë, të cilët ishin anëtarë të një bande tjetër, u rrëmbyen dhe u torturuan për 24 orë, në përpjekje për të gjetur vendndodhjen e një sasie droge. Droga shkonte në Itali nëpërmjet transportuesve që hiqeshin si turistë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KRYENTE VEPRIME TË TURPSHME PARA NJË TË MITURI/ Vihet në pranga 45-vjeçari në Tiranë
Previous article FESTA E 7 MARSIT/ Xhaçka: Mirënjohje për mbi 1 mijë mësues që kontribuojnë për mësimin e gjuhës shqipe

s.autor

Postime të ngjashme

PËRSHKALLOZOHET LUFTA TREGTARE/ Trump kërcënon të ndalojë shitjen e avionëve ‘Bombardier’ nëse s’prodhohen në SHBA, Kanadaja vendos tarifa 20 mld USD Botë

PËRSHKALLOZOHET LUFTA TREGTARE/ Trump kërcënon të ndalojë shitjen e avionëve ‘Bombardier’ nëse s’prodhohen në SHBA, Kanadaja vendos tarifa 20 mld USD

PËRPJEKJET PËR PAQE NË UKARINË DHE LINDJEN E MESME/ Trump bisedë telefonike me kryeministrin britanik Botë

PËRPJEKJET PËR PAQE NË UKARINË DHE LINDJEN E MESME/ Trump bisedë telefonike me kryeministrin britanik

MERZ I TRONDITUR PAS REZULTATIT ZGJEDHOR: Diçka ka ndryshuar në Gjermani Botë

MERZ I TRONDITUR PAS REZULTATIT ZGJEDHOR: Diçka ka ndryshuar në Gjermani

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT