Një 37-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Gjirokastër, pasi gjatë kontrollit në banesë i janë gjetur sasi heroinë dhe kanabisi.
Sipas policisë, gjatë kontrollit të ushtruar janë gjetur dhe sekuestrohen 5 doza me heroinë dhe 940 fara kanabis, arrestohet poseduesi. Në lagjen “18- Shtatori” gjatë kontrollit, Ahmet Lanit i’u gjet dhe sekuestrua heroina.
Ndërsa gjatë kontrollit në banesë iu gjetën farat e kanabisit. 37-vjeçari ishte vendosur në survejim nga policia prej disa ditësh, ndërsa akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar në nenin 283/1 të Kodit Penal


