• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ARRESTOHEN TRE TRAFIKANTËT SHQIPTAR TË SHPALLUR NË KËRKIM/ Pritet ekstradimi i tyre drejt Italisë
Home
Aktualitet
Kronikë

ARRESTOHEN TRE TRAFIKANTËT SHQIPTAR TË SHPALLUR NË KËRKIM/ Pritet ekstradimi i tyre drejt Italisë

12 March, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Shtetit ka arrestuar tre persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimin e tyre drejt Italisë.

Në pranga kanë rënë shtetasit Rr. M., 30 vjeç, banues në Tiranë, K. Ç., 37 vjeç, banues në fshatin Mifol të Vlorës, dhe B. D., 31 vjeç, banues në Elbasan, pasi Gjykata e Torinos në Itali ka caktuar ndaj tyre masën “arrest me burg” për trafik droge.

Njoftimi i policisë:

Falë bashkëpunimit të strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Vlorë, Elbasan, me FAST Albania dhe Interpol Tirana, janë arrestuar 3 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Nga strukturat e DVP Tiranë, në bashkëpunim me Interpol Tirana është arrestuar përkohësisht, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, shtetasi shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar Rr. M., 30 vjeç, banues në Tiranë. Këtij shtetasi, Gjykata e Torinos, Itali, në datën 11.02.2020, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me ZQK Interpol Tirana, është bërë lokalizimi dhe arrestimi provizor i shtetasit K. Ç., 37 vjeç, banues në fshatin Mifol, Vlorë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Torinos, Itali, me vendimin e datës 11.02.2020, i ka caktuar masën “Arrest në burg”, për veprën penale “Organizatë kriminale me drejtim trafikimin e narkotikëve” parashikuar nga Kodi Penal italian.

Gjithashtu, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, si rezultat i shkëmbimit të informacionit mes Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe Interpol Tirana, është bërë lokalizimi i vendndodhjes, kapja dhe arrestimi provizor, me qëllim ekstradimi në Itali, i shtetasit shqiptar B. D., 31 vjeç, banues në Elbasan. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Torinos, Itali, më datë 11.02.2020, i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtyre shtetasve drejt Italisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SI MUNDET QË NJË FAMILJE..."/ Rama: PD, me një trekëndësh Gon Duka-Edi Paloka një trafikant heroine në Durrës
Previous article NUK RRESPEKTUAN MASAT ANTI-COVID/ Policia gjobit 863 persona brenda 24 orëve (VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

VATËR E MADHE ZJARRI NË FINIQ/ Digjet një sipërfaqe me pemë dhe shkurre, rrezikohen edhe banesat Aktualitet

VATËR E MADHE ZJARRI NË FINIQ/ Digjet një sipërfaqe me pemë dhe shkurre, rrezikohen edhe banesat

EKZEKUTIMI I 35-VJEÇARIT SHQIPTAR NË ITALI/ I lidhën duart, e futën në makinë me qese të zezë dhe e hodhën në lumë Aktualitet

EKZEKUTIMI I 35-VJEÇARIT SHQIPTAR NË ITALI/ I lidhën duart, e futën në makinë me qese të zezë dhe e hodhën në lumë

REFORMA TERRITORIALE/ Banorët e Prrenjasit kundër bashkimit me Librazhdin: Të ruhet përfaqësimi lokal Aktualitet

REFORMA TERRITORIALE/ Banorët e Prrenjasit kundër bashkimit me Librazhdin: Të ruhet përfaqësimi lokal

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT