• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ARRESTOHEN JULIAN MEÇE DHE PLARENT DERVISHAJ/ Rrumbullaku: I kemi në Drejtorinë e Tiranës, u sollën nga Emiratet Arabe
Home
Aktualitet
Kronikë

ARRESTOHEN JULIAN MEÇE DHE PLARENT DERVISHAJ/ Rrumbullaku: I kemi në Drejtorinë e Tiranës, u sollën nga Emiratet Arabe

14 August, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Në një konferencë për mediat, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka thënë se janë arrestuar 2 eksponentë kriminalë, Julian Meçe dhe Plarent Dervishaj.

Muhamet Rrumbullaku: Policia e Shtetit është partneri më i besueshëm përsa i përket luftës kundër krimit të organizuar, organizatave kriminale në një bashkëpunim me SPAK dhe të gjithë prokuroritë. Në kuadrin e informacioneve dhe operacioneve të fshehta policore, Policia e Shtetit ka bërë të mundur arrestimin e 2 eksponentëve të krimit të organizuar në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal dhe të organizatave kriminale, Plarent Dervishaj dhe Julian Meçe.

Është kontribut i punës së djemeve dhe vajzave dhe të gjitha strukturave në një nivel kombëtar të Policisë së Shtetit, të departamente respektive, por edhe bashkëpunimit me Emiratet e Bashkuara Arabe për mënyrën e operacionit policor të organizuar nga Policia e Shtetit dhe me mbështetjen 100% të partnerëve tanë të Emirateve të Bashkuara.

Mund të ju konfirmoj edhe një fakt tjetër për ekzekutimin e një vendimi, Fabio Ballabani, edhe ky pjesë e grupit të strukturuar kriminal, për të cilin bëhet ekzekutimi i vendimit në një vend partner, aktualisht vuan dënimin në një burg.

Pyetje: Kur pritet ekstradimi i tyre në territorin tonë?

Muhamet Rrumbullaku: Është bërë ekzekutimi i vendimit dhe ata ndodhen pranë dhomave të sigurisë së Drejtorisë së Policisë Tiranë.

Pyetje: Në cilin vend janë ekstraduar ata dhe a ndodhen aktualisht në Drejtorinë e Policisë së Tiranës?

Muhamet Rrumbullaku: Zotërinjtë janë nisur nga aeroporti i Rinasit për në dhomat e sigurisë së Drejtorisë së Policisë Tiranë. Kanë ardhur nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në lidhje me informacionet për lirimin e Durim Bamit nga burgu në Dubai, Rrumbullaku është shprehur se ka një ndryshim të masës së sigurisë, po jo lirim të tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ME SHAPKA DHE PANTALLONA TË SHKURTRA/ Momenti kur Plarent Dervishaj dhe Julian Meçaj ekstradohen nga Dubai
Previous article DETAJET/ Vatrat e zjarrit në Tropojë të izoluara, por ende aktive në njësitë Margegaj dhe Bujan

s.autor

Postime të ngjashme

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar Aktualitet

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin Aktualitet

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT