Një 44 vjeçar i shpallur në kërkim ka rënë në prangat e Policisë së Shtetit.
Në pranga ka rënën Çim Proshka, 44 vjeç, banues në Kavajë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Kavajë, e ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burg.
Gjithashtu në pranga ka rënë një 22 vjeçar i cili ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj të dashurës së tij
Njoftimi i policisë:
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim kombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, u kap dhe u bë ekzekutimi i urdhërit të Prokurorit, për shtetasin në kërkim Çim Proshka, 44 vjeç, banues në Kavajë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Kavajë, e ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burg.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G.B., 22 vjeç, pasi ka përndjekur dhe ushtruar dhunë psikologjike ndaj të dashurës së tij.


