• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ARRESTOHEN BASHKËPUNTORËT E BOSIT TË MAFIES SIÇILIANE/ Kontrollonin rrugën që askush të mos vinte re lëvizjet
Home
Nderkombetare

ARRESTOHEN BASHKËPUNTORËT E BOSIT TË MAFIES SIÇILIANE/ Kontrollonin rrugën që askush të mos vinte re lëvizjet

16 March, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Bashkëpunëtorët e bosit të mafies siçiliane, Matteo Messina Denaro janë arrestuar në Itali. Emanuele Bonafede, nipi i Leonardo Bonafede dhe gruaja e tij Lorena Ninfa Lanceri përfunduan në burg me akuzën e ndihmës ndaj të shumëkërkuarit. Ata pritën kumbarin për dreka e darka.

Sipas hetuesve, çifti priste Messina Denaron në shtëpinë e tyre në Campobello di Mazara “në mënyrë të vazhdueshme dhe për disa ditë”. Ai kalonte orë të tëra me ta dhe lëvizte i pashqetësuar se ishte shpallur në kërkim.

Bonafede dhe gruaja e tij vëzhgonin me kujdes rrugën duke u siguruar që askush s’do vinte re lëvizjet derisa bosi i mafies të largohej. Hetuesiti kanë mësuar detajet nga kamerat e disa dyqaneve pranë shtëpisë së çiftit.

Lorena Lanceri ishte shumë e afërt me Messina Denaron, aq sa ajo menaxhonte komunikimet me një sërë personash veçanërisht të dashur për të. Këtë rol në rrjetin e bashkëpunëtorëve e luanin vetëm ata që gëzonin besimin absolut të kumbarit. Me arrestimin e çiftit, mbështetësit e Messina Denaro që përfunduan në burg kanë shkuar në gjashtë (6).

Të njëjtin fat si çifti pati Andrea Bonafede, topografi i cili i dha hua identitetin e tij bosit mafioz për ta lejuar atë të bënte terapi onkologjike dhe të bënte blerje e të lëvizte i lirë.

Shoferi që e shoqëronte gjithë kohës është shpallur në kërkim.

Kumbari i mafies siçiliane ra në pranga më 16 janar. Kapja e tij është historike pasi policisë italiane iu deshën plot 30 vite për të rënë në gjurmët e tij. E veçanta e arrestimit të tij është se përkon me të njëjtën datë me kapjen e Toto Riinës, gjithashtu 3 dekada më parë. Matteo Messina Denaro, zëvendësuesi i Toto Riinës, autor i mijëra masakrave, u gjet në një klinikë private në Palermo, ku kurohej nga tumori

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ME 3 KG KOKAINË ME VETE/ Arrestohen dy shqiptarë në Itali. Njëri me precedentë të shumë penale
Previous article ÇFARË NDODHI? SHBA kërcënon ndalimin e TikTok nëse aksionet e Kinës nuk shiten

s.autor

Postime të ngjashme

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

TENSIONE TË REJA SHBA-IRAN/ Trump: Duhet t’i përgjigjemi sulmit ndaj helikopterit Apache Botë

TENSIONE TË REJA SHBA-IRAN/ Trump: Duhet t’i përgjigjemi sulmit ndaj helikopterit Apache

ARMËPUSHIMI NË RREZIK/ Netanjahu sfidon sërish Trump, sulmon ashpër Libanin Botë

ARMËPUSHIMI NË RREZIK/ Netanjahu sfidon sërish Trump, sulmon ashpër Libanin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT