• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Arrestimi i oligarkut rus nga Franca, Kremlini zotohet ta mbrojë
Home
Nderkombetare

Arrestimi i oligarkut rus nga Franca, Kremlini zotohet ta mbrojë

23 November, 2017 Ina.Autor Botë, Nderkombetare

Autoritetet ruse njoftuan të mërkurën se do të bëjnë çdo përpjekje për të mbrojtur biznesmenin miliarder dhe anëtarin e Dhomës së Sipërme të parlamentit rus, Suleiman Kerimov, i cili u arrestua të hënën në Francë për shmangie nga taksat.

Një prokuror në Nisë tha të mërkurën se Suleiman Kerimov do të paraqitej në gjykatë në mënyrë që ndaj tij të niste zyrtarisht procesi i hetimit, që në shumicën e rasteve rezulton në gjyq.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov u tha gazetarëve se: “do të bëjmë gjithçka që kemi në dorë për të mbrojtur interesat e tij të ligjshme”.

Një burim nga gjykata franceze tha se zoti Kerimov përballet me akuza për blerjen e disa shtëpive luksoze në rivierën franceze duke përdorur disa kompani të regjistruara por jo operuese, gjë që do t’i mundësonin atij të ulte detyrimet tatimore ndaj shtetit francez.

Arrestimi i Kemirovit nxiti zemërimin e anëtarëve të parlamentit rus, të cilët miratuan një rezolutë që denonconte veprimin si shkelje të Konventës së Vjenës të vitit 1961 mbi Marrëdhëniet Diplomatike.

Sipas stacionit televiziv rus “Rossiya 24” që i referohej një burimi të paidentifikuar, biznesmeni miliarder ishte deklaruar i pafajshëm.

Familja e zotit Kerimov kontrollon prodhuesin më të madh të arit në Rusi “Polyus-in”. Miliarderi 51-vjeçar e ndërtoi minierën gjatë privatizimeve që pasuan shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik, përmes borxheve dhe lidhjeve politike.

Revista Forbes e ka renditur Suleiman Kerimovin si personin e 21-të më të pasur në Rusi, me një vlerë neto prej rreth 6.7 miliardë dollarësh.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “Asu” e refuzoi dashurinë e saj, shoqja e kërcënon me video porno
Previous article Loredana bën një gjest nga makina, por reagimi i Mozzikut nuk pritej

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"DO TA GODASIM IRANIN SONTE"/ Paralajmërimi i fortë i Trump Botë

"DO TA GODASIM IRANIN SONTE"/ Paralajmërimi i fortë i Trump

TENSIONET NË LINDJEN E MESME/ Irani mbyll plotësisht Ngushticën e Hormuzit Botë

TENSIONET NË LINDJEN E MESME/ Irani mbyll plotësisht Ngushticën e Hormuzit

FINLANDA NGRE ALARMIN/ Po vijnë 100 mijë ushtarë rusë në kufi, në rrezik dhe Norvegjia Botë

FINLANDA NGRE ALARMIN/ Po vijnë 100 mijë ushtarë rusë në kufi, në rrezik dhe Norvegjia

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT