• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ARRESTIMI/ Maksim Sota thyen heshtjen , si bashkëpunëtorët e drejtësisë “fundosën” Prokurorin
Home
Aktualitet
Kronikë

ARRESTIMI/ Maksim Sota thyen heshtjen , si bashkëpunëtorët e drejtësisë “fundosën” Prokurorin

2 July, 2021 F.autor Aktualitet, Kronikë

Prokurori i Vlorës, Maksim Sot ka rënë në pranga si pjesë e një megaoperacioni që është zhvilluar në disa shtete dhe janë arrestuar edhe 28 persona të tjerë. Ndaj tij Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “Arrest Shtëpie”.

Së fundmi prokurori Maksim Sota ka thyer heshtjen dhe për “Top Channel” ka deklaruar se  nëse ka një provë të vetme që ai ka pasur lidhje me këta persona do pranojë të shkojë në burg dhe jo të qëndrojë në arrest shtëpie.

Maksim Sota: Më bën nder, në qoftë se mundesh me sqaron pak edhe këta kolegët e t’u që dalin në intervista dhe të fiksojnë një gjë, e thënë nga unë, në qoftë se ka një provë të vetme që kam ndihmuar këta persona, do pranoj të shkoj në burg me ta dhe jo në arrest shtëpie.

Në qoftë se ka një çështje të vetme që unë kam patur lidhje me këta persona, do kërkoj të shkoj në burg me ata. Të gjithë të tjerat janë fjalë dhe trillime për të cilat më dhemb vetëm gjendja që më shkaktuan në familje.

Por gazetarja Anila Hoxha ka mundur të sigurojë edhe dëshminë e dy bashkëpunëtorëve të drejtësisë, të cilët kanë thënë se drejtuesi i grupit kriminal shqiptar Ilirjan Duçellari/ Zaimi (Lani) kishte lidhje me prokurorin Maksim Sota.

Sipas tyre Lani kishte siguruar edhe një shtëpi të marrë me qira, të cilën e paguante vetë, por në të kishte qëndruar edhe Prokurori.

“Nga deklarimet e bashkëpunëtorëve të drejtësisë rezulton se drejtuesi i grupit kriminal shqiptar Ilirjan Duçellari/ Zaimi (Lani) kishte lidhje me prokurorin Maksim Sota, si dhe kishte siguruar një shtëpi të marrë me qira, të cilën e paguante Lani dhe në atë shtëpi kishte qëndruar edhe Prokurori Maksim Sota dhe bashkëpunëtori i drejtësisë. Një tjetër bashkëpunëtor i drejtësisë ka deklaruar se prokurori kishte dijeni se Lani ushtronte aktivitet kriminal në fushën e narkotikëve.

Gjykata vlerëson ndër të tjera se prokurori Maksim Sota dyshohet se ka krijuar premisa më të favorshme për infiltrimin e grupit kriminal në radhët e përfaqësuesve që ushtrojnë ndjekjen penale në emër të shtetit, me pasojë vështirësi dhe pengesa shtesë në drejtim të parandalimit dhe luftimit të veprimtarive kriminale”, thuhet në dokumentin e siguruar nga Anila Hoxha.

Ndër të tjera në dokument thuhet se pasoja të mosushtrimit të përgjegjësive dhe detyrave ligjore nga i hetuari Maksim Sota janë pikërisht “aktiviteti i qëndrueshëm kriminal i të hetuarit Ilirjan Duçellari si drejtues, në kuadër të një organizimi kriminal janë konkretizim i rrezikshmërisë shoqërore të mosveprimeve me dashje e në kundërshtim me ligjin të hetuarit Maksim Sota”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BELGJIKË-ITALI/ "Finalja e parakohshme", ja sa bileta janë shitur për tifozerinë “axurre”...
Previous article ZYRTARE/ Kontratë 2-vjeçare, Tirana prezanton ish-mbrojtësin e Kastriotit

F.autor

Postime të ngjashme

ALKET RIZAI DUHET TË KTHEHET SOT NË BURG/ Si ndodhi sherri në plazhin grek, shqiptari zhduket nga vendngjarja pas të shtënave Aktualitet

ALKET RIZAI DUHET TË KTHEHET SOT NË BURG/ Si ndodhi sherri në plazhin grek, shqiptari zhduket nga vendngjarja pas të shtënave

PROCEDOHEN 20 PROTESTUES/ Policia: Bllokuan rrugët e Tiranës dhe prishën qetësinë publike Aktualitet

PROCEDOHEN 20 PROTESTUES/ Policia: Bllokuan rrugët e Tiranës dhe prishën qetësinë publike

AKSIDENT TRAGJIK NË PEQIN/ Makina përplas të moshuarin me biçikletë, ndërron jetë 70-vjeçari Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË PEQIN/ Makina përplas të moshuarin me biçikletë, ndërron jetë 70-vjeçari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT