• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ARRESTIMI/ Lidhja e ish efektivit të rrugores Fier me deputetin e PS
Home
Aktualitet
Kronikë

ARRESTIMI/ Lidhja e ish efektivit të rrugores Fier me deputetin e PS

31 October, 2017 Redaktor2 Kronikë

Përplasja ndërmjet Policisë së Fierit dhe vëllezërve Habilaj, në fillim të vitit 2014, ka përfshirë në mënyrë indirekte edhe kryetarin e Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja. Antonio Nazëraj, ish-efektiv i qarkullimit rrugor në Fier është arrestuar nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm për një rast korrupsioni.

Por Nazëraj, në një intervistë të gjatë mediatike rrëfen se arrestimi dhe dënimi i tij janë inskenuar nga SHKB-ja.

Sipas tij, ai ka qenë nën vëzhgim të rreptë nga SHKBA-ja pasi, gjatë një kontrolli rutinë ka shoqëruar në komisariat vëllezërit Moisi dhe Artan Habilaj, të cilët udhëtonin në rrugën Fier-Levan, nën shoqërinë e dy vajzave.

Nazëraj tregon gjithashtu se Habilajt nuk kanë qëndruar më gjatë se 10 minuta në komisariat, për shkak të ndërhyrjeve “nga lart”.

Pas këtij episodi, Nazëraj deklaron se ai dhe kolegët e tij kanë qenë nën vëzhgim, pasi, sipas tij, “kishte guxuar të shoqëronte kushërinjtë e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri”.

Në 28 mars 2014, pak kohë pas shoqërimit të Habilajve, Antonio Nazëraj arrestohet për një rast korrupsioni, së bashku me dy kolegët e tij.

SHKB-ja referoi në Prokurori se Antonio Nazëraj, Bledar Naçi dhe Benard Feza i kanë marrë shumën prej 8 mijë lekë të reja një shtetasi.

Nazëraj pretendon se gjithçka është e inskenuar, në bazë të të cilit e pësoi ai dhe dy kolegët e tij.

“Mapo” mëson se një prej efektivëve të arrestuar, Benard Feza, është një familjar i Ulsi Manjës, aktualisht drejtues i Komisionit të Ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë.

Mësohet se ndërhyrhjet si tek Policia e Fierit, ashtu edhe tek prokuroria dhe gjykata kanë shmangur penalizimin e Fezës.

Nuk dihen pretendimet që ka paraqitur Feza.

Por, duke marrë të mirëqenë pretendimin e Nazërajt se arrestimi i tyre është inskenim dhe hakmarrje për shoqërimin e Habilajve, të njëjtin pretendim mund të ketë prezantuar edhe pala e Bernard Fevzës.

Pra, nëse do të ishte i vërtetë inskenimi, atëherë, sot Ulsi Manja mbështet fuqishëm Saimir Tahirin, veprimet e të cilit kanë penalizuar familjarin e tij./Mapo.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Shpërthim i fuqishëm në Kabul, raportohen shumë viktima
Previous article Njihuni me parametrat dhe çmimin e telefonit Nokia 2

Redaktor2

Postime të ngjashme

PROTESTA MË E MADHE E PARALAJMËRUAR/ Nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej”, qytetarët mbërrijnë në qendër të kryeqytetit Aktualitet

PROTESTA MË E MADHE E PARALAJMËRUAR/ Nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej”, qytetarët mbërrijnë në qendër të kryeqytetit

HUMBI JETËN NË AKSIDENTIN TRAGJIK/ Përcillet për në banesën e fundit 20-vjeçari Orest Mahmutaj Aktualitet

HUMBI JETËN NË AKSIDENTIN TRAGJIK/ Përcillet për në banesën e fundit 20-vjeçari Orest Mahmutaj

INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Protestë e diasporës në Uashington DC para ambasadës shqiptare Aktualitet

INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Protestë e diasporës në Uashington DC para ambasadës shqiptare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT