• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ARRESTIMI I VAJZËS QË E NXORRI NË PRITË/ Babai i 26-vjeçarit në gjendje të rënduar, kujton momentet e fundit me të birin
Home
Aktualitet
Kronikë

ARRESTIMI I VAJZËS QË E NXORRI NË PRITË/ Babai i 26-vjeçarit në gjendje të rënduar, kujton momentet e fundit me të birin

15 October, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Për vrasjen e 26-vjeçarit Martin Çeço nga Kolaneci i Korçës, është arrestuar tashme e dyshuara e tjetër si bashkëpunëtore dhe konsideruar ndryshe “molla e sherrit”.

Hetimet e thelluara disa muaj pas ngjarjes kanë nxjerrë në pah që 18 vjeçarja Martina Pajollari ka pasur rol në vrasjen e të riut. Dyshimet e para thonë se Tina Pajollari, ka qenë personi i cili ka nxjerrë në prit Martin Çeçon mbrëmjen që u ekzekutua.

Sot Nevzat Çeço i ati i 26 -vjeçarit të ndjerë, në gjendje tepër të rënduar psikologjike, ka kujtuar momentet e fundit kur e ka parë të birin. Një telefonatë nga dikush i panjohur e ka nxjerrë Martinin nga banesa mbrëmjen e 12 qershorit, siç deklaron dhe vetë ati i tij, por që nuk kishte dijeni kush fshihej pas asaj telefonate misterioze. Nevzat Çeço ka qenë i rezervuar në përmendjen e emrave të autorëve të dyshuar që tashmë janë vënë në pranga nga policia dhe gjenden prej qershorit në burgun e Peqinit.

I ati i Martinit në deklarimin e sotëm përsëri ka përmendur emra të shtetasve të tjerë, të cilët nga burime nuk rezultojnë të jenë të përfshirë në këtë ngjarje, por më herët dyshohet se njëri prej tyre është ura lidhëse ndërmjet Martinit dhe Tinës, përpara se të prishtë marrëdhëniet me të dy palëve. Ngjarja ende nuk është zbardhur plotësisht edhe pas 5 muajve dhe ende ka copëza të paqarta, motivet e të cilës dyshohen se janë për shkaqe xhelozie.

Për këtë çështje tre shtetas janë vënë pas hekurave më parë, Valter Mollaj, Edlir Mollaj dhe Blenti Angjo. Ende nuk dihet qartë motivi i ngjarjes, por dyshohet se shkak kryesor është bërë Tina Pajollari dhe lidhja e dyfishtë e saj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MIQËSORE LUKSI PËR MILANIN/ Pas Arsenalit, kampionët e Italisë pritet të luajnë edhe ndaj…
Previous article LAJM I BUKUR NGA SHKODRA/ Nëna sjell në jetë trinjakë

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ Sherri me tre të plagosur në Tepelenë, shpallen në kërkim 5 persona Aktualitet

DETAJET E PARA/ Sherri me tre të plagosur në Tepelenë, shpallen në kërkim 5 persona

REFORMA TERRITORIALE/ Prrenjasi vijon protestën kundër bashkimit me Bashkinë Librazhd Aktualitet

REFORMA TERRITORIALE/ Prrenjasi vijon protestën kundër bashkimit me Bashkinë Librazhd

KËRKONIN SHKRIRJEN E TYRE/ Banorët e Dimalit kundër Ramës, ngrihen në protestë Aktualitet

KËRKONIN SHKRIRJEN E TYRE/ Banorët e Dimalit kundër Ramës, ngrihen në protestë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT