• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ARRESTIMI I HENRI ÇILIT/ Zëri i Amerikës: U përfshi nga vëllai i bashkëjetueses, Ajdini i ofroi babait të vëllezërve Aliko…
Home
Breaking News

ARRESTIMI I HENRI ÇILIT/ Zëri i Amerikës: U përfshi nga vëllai i bashkëjetueses, Ajdini i ofroi babait të vëllezërve Aliko…

28 February, 2020 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Në Shqipëri botuesi i njohur Henri Çili, pronar i Universitetit Europian të Tiranës, një prej institucioneve arsimore më të mëdha në vend, u arrestua nën dyshimet se ka ndërhyrë për të siguruar favore për dy vëllëzërit Arbjon dhe Alban Aliko, i pari i dënuar me burgim të përjetshëm dhe i dyti me 18 vite burg, me vendim të formës së prerë, për vrasjen e një efektivi të policisë në Lazarat, gjatë aksionit të vitit 2015 kundër kultivimit të marijuanës.

Çili duket se është implikuar në këtë histori nga Gazmir Ajdini, vëllai i bashkëjetueses së tij, një person me precedentë penalë. Duket se ka qenë pikërisht Ajdini, ai që i është ofruar babit të të dy vëllezërve Aliko, duke premtuar rishikimin e vendimeve për djemtë e tij në Gjykatën e Lartë në këmbim të parave.

Sipas dosjes hetimore Çili mësohet të ketë premtuar mbështetje në media, ndërsa ka takuar dhe një “zyrtar të lartë të Drejtësisë” të cilit i ka kërkuar që dosja ndaj vëllezërve Aliko të shihet me precedencë. Sipas të dhënave të para gjithashtu, bashkëjetuesja e Çilit dyshohet të ketë përfituar dy apartamente, pikërisht për shkak të angazhimeve të këtij të fundit në ndihmë të të dënuarve.

Në pranga mësohet se ka përfunduar dhe noterja e cila ka bërë aktet e dhurimit, biznesmeni nga Shkodra Sait Fishta, i cili dyshohet të ketë ofruar apartamentet e dhuruara, për shkak të miqësisë me babain e vëllezërve të dënuar, si dhe një avokat, drejtor juridik pranë Universitetit europian të Tiranës.

Ndaj Çilit, sipas një komunikate të policisë, rëndojnë dyshimet për një sërë veprash penale: “Fshehja e të ardhurave”, “ Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimit”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave qe ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikimi dokumenteve” në bashkëpunim.

Vetë Çili duket se është përfshirë në hetime, si pasojë e vëllait të bashkëjetueses së tij, duke qenë se procedimi penal i rregjistruar nga Prokuroria e Përmetit kishte nisur pas një episodi transporti lëndësh narkotike nga Shqipëria në Greqi. Dhe pjesa më e madhe e 28 të arrestarve nga ky operacion janë të akuzuar pikërisht për “prodhim dhe trafik të lëndëve narkotike”.VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U MOR VENDIMI QË NDESHJET TË LUHEN PA TIFOZË/ Ja lajmi i mirë që jep Milan për tifozët "kuqezi"
Previous article ARRITI KUALIFIKIMIN NË EUROPA LEAGUE/ Conte braktis intervistën për Juventus, ja arsyesja

k.autor

Postime të ngjashme

GAZETARËT PA KAMERA DHE CELULARË NË SALLAT E GJYQIT/ AGSH kundër rregullores së GJKKO-së: Kufizon punën... Aktualitet

GAZETARËT PA KAMERA DHE CELULARË NË SALLAT E GJYQIT/ AGSH kundër rregullores së GJKKO-së: Kufizon punën...

TEMPERATURAT EKSTREME/ IGJEO: Ja zonat më të rrezikuara për zjarre në vend Aktualitet

TEMPERATURAT EKSTREME/ IGJEO: Ja zonat më të rrezikuara për zjarre në vend

DITA E 66-të E TUBIMIT/ Protestuesit kërkojnë Qeveri teknike, nisin fjalimet para Kryeministrisë Aktualitet

DITA E 66-të E TUBIMIT/ Protestuesit kërkojnë Qeveri teknike, nisin fjalimet para Kryeministrisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT