• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ARRESTIMI I GAZETARIT BJELLORUS/ Familjarët: Pratasevich ishte nën presion gjatë rrëfimit televiziv
Home
Nderkombetare

ARRESTIMI I GAZETARIT BJELLORUS/ Familjarët: Pratasevich ishte nën presion gjatë rrëfimit televiziv

4 June, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Familja e gazetarit bjellorus Raman Pratasevich, ka thënë se ai ka qenë i detyruar të rrëfehet në televizion për organizim të protestave kundër qeverisë.

Pratasevich, 26-vjeçar, është arrestuar në Minsk muajin e kaluar, pasi është devijuar fluturimi i tij për në Lituani.

Në një paraqitje televizive, me lot në sy, ai ka lavdëruar liderin bjellorus Alexander Lukashenka dhe e ka pranuar se ka tentuar ta rrëzojë atë.

Disa shenja kanë qenë të vërejtshme në kyçet e duarve.

Mbrojtësit e të drejtave të njeriut kanë thënë se besojnë që ai është torturuar.

Pratasevich ka qenë redaktor në kanalin opozitar Nexta në aplikacionin e mesazheve Telegram, deri vitin e kaluar.

Ai është vendosur në listën e “individëve të përfshirë në aktivitetet terroriste” nga qeveria në Bjellorusi.

Protestat masive kanë shpërthyer në gjithë Bjellorusinë, pasi Lukashenka ka pretenduar fitore në zgjedhjet presidenciale të 9 gushtit 2020.

Opozita ka konsideruar se zgjedhjet janë manipuluar dhe protestat kundër këtij procesi zgjedhor, janë shtypur nga autoritetet shtetërore.

 

Protestat janë kufizuar dhe liderët opozitarë janë dërguar në burgje, apo kanë ikur nga shteti.

“Ata e thyen atë”
Në një transmetim televiziv të enjten në mbrëmje, Pratasevich e ka pranuar se ka tentuar të rrezikojë Lukashenkan dhe ka thënë se po flet para televizionit me dëshirën e tij.

Ai ka thënë se ka kritikuar presidentin Lukashenka shumë, “mirëpo ka nisur ta kuptojë se është duke bërë gjëra të duhura dhe unë e respektoj atë”.

Në fund të intervistës ai ka shpërthyer në vaj dhe ka thënë se shpreson se një ditë do të martohet dhe do të ketë fëmijë.

Babai i gazetarit ka thënë për agjencinë e lajmeve AFP se e ka shikuar intervistën me dhimbje.

“Unë e njoh djalin tim shumë mirë dhe besoj se ai kurrë nuk do të thoshte gjëra të tilla. Ata e thyen atë dhe e detyruan të thoshte atë që donin”, ka thënë ai.

“Është e tmerrshme të mendosh për brutalitetin që kanë përdorur forcat bjelloruse të sigurisë, në mënyrë që ta detyrojnë Raman Pratasevichin ta bëjë atë video”, ka thënë Kenneth Roth nga grupi për të drejta të njeriut Human Rights Watch.

Intervista e së enjtes ka shënuar herën e tretë që Pratasevich ka dalë para televizionit, prej kur është ndaluar.

BE-ja do të ofrojë miliarda euro për Bjellorusinë, kur shteti t’i kthehet demokracisë
Në një intervistë, ai ka thënë se opozita nuk ka nevojë të bëjë thirrje të reja për protesta në rrugë.

Akuza serioze
Gazetari dhe e dashura e tij Sofia Sapega, kanë qenë duke u kthyer në Lituani, ku kanë jetuar të dy, kur aeroplani është ulur në Minsk, për shkak të kërcënimit për bombë, që më pas doli të jetë i rremë.

Ai përballet me akuza të rënda. Akuza për prishje të rregullit civil, është e ndëshkueshme me deri 15 vjet burgim.

Mirëpo akuzat për terrorizëm janë të ndëshkueshme edhe më keq, dhe teksa ka qenë duke dalë nga aeroplani, pasagjerët e kanë cituar atë të ketë thënë “do të dënohem me vdekje atje”.

Kufiri Lituani-Bjellorusi
LEXONI EDHE KËTË:
Bjellorusia ndalon shumicën e qytetarëve të udhëtojnë jashtë
Pratasevich dhe Sapega janë marrë nga zyrtarët policorë dhe më pas janë shfaqur në disa video, në të cilat besohet se janë detyruar të rrëfejnë se kanë kryer krime ndaj autoriteteve bjelloruse.

Arrestimi i tyre ka nxitur sanksione të Bashkimit Evropian, duke përfshirë edhe ndalesën që kanë kompanitë ajrore për të kaluar në hapësirën e Bjellorusisë.

Sanksione janë vënë edhe ndaj zyrtarëve të lidhur me devijimin e aeroplanit.

“Ne nuk do të tolerojmë që një person të luajë me sistemin e ruletës ruse me jetët e civilëve të pafajshëm”, ka thënë shefi i Këshillit të Bashkimit Evropian Charles Michel.

Shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, ka thënë se incidenti përbën “sulm ndaj demokracisë”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TAKIM ME AMBASADOREN KIM/ Xhaçka: Votimi i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit, mundësi historike...
Previous article VRAU ISH DHENDRIN NË TIRANË/ Zbardhet DËSHMIA e autorit: E bëra për DINJITETIN e vajzës

s.autor

Postime të ngjashme

KONFLIKT ME IRANIN/ Trump: SHBA-ja ka mbrojtur vendet e Gjirit Botë

KONFLIKT ME IRANIN/ Trump: SHBA-ja ka mbrojtur vendet e Gjirit

RRITEN TENSIONET GREQI-TURQI/ Ankaraja zhvendos një brigadë me 2000 komando përballë Samosit! Mediat e lidhin me vizitën e Mitsotakis Botë

RRITEN TENSIONET GREQI-TURQI/ Ankaraja zhvendos një brigadë me 2000 komando përballë Samosit! Mediat e lidhin me vizitën e Mitsotakis

VENDIMI I HAGËS/ Britania thirrje për qetësi: Mbështesim fuqishëm Kosovën, jemi krenarë për ndërhyrjen e NATO-s më 1999 Botë

VENDIMI I HAGËS/ Britania thirrje për qetësi: Mbështesim fuqishëm Kosovën, jemi krenarë për ndërhyrjen e NATO-s më 1999

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT