• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ARRESTIMI I DJALIT TË DEPUTETIT/ Mblidhet grupi Parlamentar i PS-së
Home
Shqipëri

ARRESTIMI I DJALIT TË DEPUTETIT/ Mblidhet grupi Parlamentar i PS-së

1 October, 2018 k.autor Politikë, Shqipëri

Një ditë pas arrestimit të Rexhep Rrajas, djalit të deputetit Rrahman Rraja për përndjekje ndaj ish-dashurës Xhisiela Maloku, vjen lëvizja nga grupi parlamentar i PS-së. Mësohet se ditën e sotme grupi parlamentar i PS u mblodh nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama, i cili qëndroi në selinë rozë vetëm pak minuta, për t’ja lënë ‘stafetën’ Taulant Ballës.

Gazetari Ergys Gjençaj raporton për ‘BalkanWeb’ se gjatë mbledhjes mund të diskutohet rreth ‘fatit’ të deputetit Rraja, në një kohë kur opozita ka kërkuar heqjen e imunitetit të tij.

Ditën e djeshme pak pas arrestimit të të riut, partitë opozitare reaguan, ndërsa kërkuan që të merreshin masa edhe për Rrahman Rrajan.

ARRESTIMI

Dhunimi i Xhisiela Malokut u bë publik pak ditë më parë, kur oficeri i policisë Emiljano Nuhu dëshmoi për dhunën e ushtruar ndaj vajzës së re dhe akuzoi policinë për neglizhencë si dhe tregoi se ishte kërcënuar me armë në prani të deputetit Taulant Balla.

Ishte prokurorja Mirela Kapo që kërkoi dje nga gjykata e Krujës arrestimin e Rrajës dhe gjykata pranoi kërkesën e saj dhe vendimi u ekzekutuar nga punonjësit e policisë. Rexhep Rraja akuzohet për dhunimin e ish-të dashurës. Vendimi i gjykatës vjen edhe pas administrimit të aktit të ekspertizës për të renë e dhunuar dhe e torturuar nga Rraja.

Dy ditë më parë pati një ballafaqim të gjatë mes Rrexhep Rrajës dhe vajzës Xhisiela Malokut, të cilët kanë dhënë dëshmi kontradiktore. Gjithashtu në pyetje janë marrë dhe motra e nëna e Xhisielës si dhe të afërm të Rexhep Rrajës që po ashtu kanë dhënë deklarata të ndryshme.

Ai tashmë do duhet të përballet me gjykatën për përndjekje ndaj të resë, e ndodhur që në muajt e verës por e mbajtur e fshehur. Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe ankesat nisi një hetim për veprimet e mosveprimet e policisë me këtë rast. Kur të plotësohen 72 orë Rexhep Rraja do të dal në gjykatë për masën e sigurisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NJË POPULL NUK I NËNSHTROHET NJË NJERIU"/ Vetëvendosja paralajmëron protestë tjetër
Previous article SHERR MASIV NË ITALI/ Përleshje mes disa personave, mes tyre një shqiptar. Vdes njëri dhe plagosen...

k.autor

Postime të ngjashme

KRITIKAT e Spiropalit: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu Politikë

KRITIKAT e Spiropalit: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu

"SHQIPËRIA I PËRKET BE"/ Komisioneri i BE takon Ramën: Keni histori të fortë progresi, jepni rezultate të pakthyeshme Breaking News

"SHQIPËRIA I PËRKET BE"/ Komisioneri i BE takon Ramën: Keni histori të fortë progresi, jepni rezultate të pakthyeshme

TENSIONE NË SALLËN E KUVENDIT/ Garda i afrohet foltores, deputetët e opozitës në këmbë Breaking News

TENSIONE NË SALLËN E KUVENDIT/ Garda i afrohet foltores, deputetët e opozitës në këmbë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT