• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ARRESTIMI I ÇYRBJAS/ Rama: Ndihem i lehtësuar! Kush mbulohet me flamurin e PS për të bërë zullume të zbulohet
Home
Politikë

ARRESTIMI I ÇYRBJAS/ Rama: Ndihem i lehtësuar! Kush mbulohet me flamurin e PS për të bërë zullume të zbulohet

31 October, 2024 s.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama komentoi arrestimin e deputetit të PS, Jurgis Çyrbja, i cili ka bashkëpunuar me grupet kriminale që ai të ishte në listën e sigurt për zgjedhjet parlamentare.

Për kryeministrin Rama këto janë broçkulla, ndërsa u shpreh se ndihet i lehtësuar kur eksponentë të PS zbulohen se kanë bërë zullume dhe me ta merret drejtësia.

“Nuk është bërë hetim i treti apo i pesti. Këto janë broçkulla. Nuk është aspak e pamundur që në një vend se i yni njerëzit të dinë diçka paraprakisht dhe të fillojnë ta përdorin.

Ai është subjekt sot i drejtësisë për një temë që e ka sqaruar vetë organi që ka vepruar ndaj tij. Kush mbulohet me flamurin e PS për të bërë zullume të zbulohet.

Unë ndihem i lehtësuar kur dikush që ka marrë mandat nga PS, dikush që ka marrë besim nga unë e ka shpërdoruar dhe ekspozohet nga drejtësia. Unë ndihem i lehtësuar.

Përzgjedhja e njerëzve bëhet edhe mbi bazën e atyre që di. Në rrugën e jetës shumë njerëz rrugës, devijojnë, bien në gracën e përfitimit të paligjshëm dhe ka një sistem që i ndëshkon.

Të të them që edhe kur larg qoftë je në familje mund të ndodhë që fëmija të dalë nga shinat”, tha Rama në Opinion.

-Kjo është lista e kandidatëve për deputet të PS-së në Durrës. Jurgis Çyrbja rezulton sipas përgjimeve të SPAK që është kandidat i grupeve kriminale i vendosur në pozicionin e tretë. Ka lëvizur nga i pesti tek i treti.

Edi Rama: E para punës njëherë hetimi nuk është për këtë dhe nuk rezulton kështu. Këto janë broçkullat që fliten nëpër telefonat e bandave. Nuk është aspak e pamundur që në një vend si yni njerëzit të dijnë diçka paraprakisht dhe të flasin. Ai është sot subjekt i drejtësisë për një temë që e ka sqaruar vetë organi që ka vepruar.

-Ka marrë dokumente shtetërore sekret dhe ua ka dhënë bandave.

Edi Rama: Për ato arsye që thotë organi përkatës, ai është sot prapa hekurave. Për këtë e kemi ndërtuar drejtësinë. Përzgjedhja e njerëzve bëhet mbi bazën e atyre që di, jo mbi bazën e asaj që njerëzit mund të bëjnë nesër. Shumë njerëz në rrugën e jetës devijojnë, bien në grackën e përfitimit të paligjshëm dhe për këtë arsye ka një sistem që i ndëshkon. Edhe në familje mund të ndodhë që fëmija që ke rritur e edukuar, mund të ndodhë që të del binarëve.

Gazetari Blendi Fevziu i përmendi edhe faktin që 3 emra nga kjo listë deputetësh kanë probleme me drejtësinë, përkatësisht Rrahman Rraja, Jurgis Çyrbja dhe Lefter Koka.

Kreu i qeverisë u përgjigj kështu: “Pse i fut të gjithë në një thes?! Rrahman Rraja ka dhënë dorëheqjen dhe s’ka pasur ndonjëherë probleme me drejtësinë. Nuk ka arritur dot të menaxhojë ose të ketë një djalë që nuk ia nxin faqen”.

Ai shtoi se reformën në drejtësi që tanimë po funksionon e ka sjellë Partia Socialiste dhe jo amerikanët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARRESTIMI I METËS/ Reagimi i Ramës: SPAK-u, mitraloz i pavarur, qëllon sa majtas dhe djathtas
Previous article "PESHKU I MADH NË TELEFONIN TIM ËSHTË KRYEMINISTRI"/ Rama i përgjigjet Kryemadhit: Është në hall, nuk ka bir nëne dhe bir…

s.autor

Postime të ngjashme

"DO RRITEN SHPENZIMET PËR MBROJTJEN"/ Ministri Ermal Nufi: Forcat e Armatosura do të modernizohen Politikë

"DO RRITEN SHPENZIMET PËR MBROJTJEN"/ Ministri Ermal Nufi: Forcat e Armatosura do të modernizohen

PAKETA E MALEVE/ Rama: 90% e kritikëve janë profile fallco! Pas tyre qëndrojnë sorrat e opozitave parlamentare dhe imagjinare Politikë

PAKETA E MALEVE/ Rama: 90% e kritikëve janë profile fallco! Pas tyre qëndrojnë sorrat e opozitave parlamentare dhe imagjinare

PAKETA E MALEVE/ Rama me banorët e Thethit: Nuk është për uzurpatorë, as për oligarkë! Zhvillim për zonat malore Politikë

PAKETA E MALEVE/ Rama me banorët e Thethit: Nuk është për uzurpatorë, as për oligarkë! Zhvillim për zonat malore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT