• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ARRESTIMI I BEHAR BAJRIT/ SPAK kërkesë Ministrisë së Drejtësisë: Të nisin procedurat për ekstradimin nga Franca
Home
Breaking News

ARRESTIMI I BEHAR BAJRIT/ SPAK kërkesë Ministrisë së Drejtësisë: Të nisin procedurat për ekstradimin nga Franca

7 September, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Prokuroria e Posaçme i ka kërkuar këtë të enjte Ministrisë së Drejtësisë që të nis procedurat për ekstradimin e Behar Bajrit nga Franca, i arrestuar të hënën (4 shtator) në një lokal në Strasburg pasi ishte shpallur në kërkim në muajin korrik për llogari të dosjes “Metamorfoza”. Report Tv mëson se SPAK i ka dërguar Ministrisë së Drejtësisë të gjithë praktikën në lidhje me dosjen, në të cilën përfshihen provat konkrete kundër Bajrit dhe veprat penale për të cilat ai akuzohet. Bashkëngjitur është edhe vendimi i Gjykatës së Posaçme i arrestit me burg në mungesë për Bajrin.

Ministria, e cila ka për kompetencë të lidh kontaktet përmes letërporosisë me autoritetet franceze ka 40 ditë kohë për të përkthyer dhe kopsitur materialin që më pas të niset drejt Parisit, afat që nis me ditën e arrestimit. Behar Bajri, i cili ka kërkuar azil në Francë që prej vitit 2021 pritet të përdorë çdo praktikë ligjore që përfshinë të drejtat e njeriut për të kundërshtuar ekstradimin e tij drejt Tiranës dhe përballje me drejtësinë për dosjen “Metamorfoza”. Megjithatë, do të jenë gjykatat atje që do të japin fjalën e fundit, proces që mund të zgjas deri në disa muaj deri në vendimin e fundit të të gjitha shkallëve.
Me këtë rast, autoritetet shqiptare janë optimiste për ekstradim pasi vetë Franca disa muaj më parë, bashkë me Blegjikën, i vunë në dispozicion SPAK biseda të Bajrit dhe 15 personave të tjerë në hetim, biseda të dekoduara në aplikacionin SkyECC, në të cilat tregohen qartë përgatitjet për vrasjen e Gjin Boriçit në Vau Dejës dhe tentativave për vrasje të Kleanth Musabelliut, Dorian Dulit, Genc Tafilit apo Ibrahim Licit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I VODHI 23 MIJË EURO NË BANESË BASHKËFSHATARIT/ Arrestohet 48-vjeçari në Fier. Procedohet vajza e tij
Previous article POLONIA NË KAOS/ Lewandowski sulmon Santos. Ishujt Faroe një test kolaudimi

s.autor

Postime të ngjashme

Credins bank sjell Visa Infinite, kartën e parë metalike në Shqipëri! Aktualitet

Credins bank sjell Visa Infinite, kartën e parë metalike në Shqipëri!

VRAU ME THIKËË BASHKËMOSHATARIN/ Gjykata e Korçës dënon me 12 vite burg adoleshentin! Ja verdikti për xhaxhanë dhe shokun Aktualitet

VRAU ME THIKËË BASHKËMOSHATARIN/ Gjykata e Korçës dënon me 12 vite burg adoleshentin! Ja verdikti për xhaxhanë dhe shokun

"LIGJI I PASQYRËS"/ Rama paralajmëron krerët e Administratës: Çdo shkelje afati për kërkesat e qytetarëve do ketë përgjegjësi dhe kosto! Jo më ‘as mish, as peshk’ Breaking News

"LIGJI I PASQYRËS"/ Rama paralajmëron krerët e Administratës: Çdo shkelje afati për kërkesat e qytetarëve do ketë përgjegjësi dhe kosto! Jo më ‘as mish, as peshk’

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT