Kreu i Policisë në Lezhë Ferdinand Mara ka dhënë detaje rreth arrestimeve të bëra ditën e sotme për abuzime me pronat. Mara tha se janë arrestuar 12 zyrtarë dhe shpallur në kërkim 11 persona në lidhje me këtë dosje.
Sipas drejtuesve të policisë të Lezhës, ka akoma persona të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.
Në një deklaratë drejtori i Policisë së Lezhës, Ferdinant Mara ka thënë se roli i kryetarit ë bashkisë ka qenë në përshpejtimin e procedurave të tjetërsimit të pronave.
Po ashtu shtoi se ka disa persona të tjerë që janë jashtë vendit që shumë shpejt do të jenë përpara drejtësisë.
Pjesë nga deklarata
Kryetari i Bashkisë është një nga përgjegjësit kryesor, dhe në mënyrë të shpejtë ka tjetërsuar këto prona. Konfirmimet janë bërë për kryetarin e bashkisë dhe për të gjithë zyrtarët e tjerë.
Ka persona të tjerë të përfshirë?
Ka disa persona që për momentin janë jashtë vendin, por së shpejti do të jenë përpara drejtësisë.
Ja emrat e pronarëve të rremë dhe zyrtarëve në kërkim
Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj së bashku me 22 zyrtarë të tjerë nga hipoteka, kadastra si dhe topografe jane vene nen akuze per shperdorim detyre, pasi akuzohen se kane tjetersuar dhe kane bere prone private nje siperfaqe te konsiderueshme ranishte ne Shengjin.
Jane shoqeruar ne polici deri ne keto momente 5 persona, ku bejne pjese:
Fran Frrokaj Kryetar i Bashkisë, Enver Hafizi Nënkryetar i Bashkisë,
Gjelina Bacaj – Pergjegjese e Kadastres ne drejtorine e bujqesise bashkia lezhe
Eduard Lekaj – Jurist te Hipoteka
Armando Jakaj – Jurist te Hipoteka
Gjok Noka Kryetar i Qarkut Lezhe
Ne kerkim
Juxhina Mema Kadastra Bashki
Ardenis Haxhia Jurist ne bashki
Dilaver Neli
Eduart Leka ish arkivist komuna shengjin
Artan Djala, ish dr i hipotekes
Enkelejd Zefi
Bledar Cara jurist ne hipoteke
Marte Gjergji
Perfituesit e tokes.
Ndue Frroku
Gjin Vasil Frroku
Martin Frroku
Lek Frroku
Vasil Gjoni
Pjeter Gjoni
Zef Gjini
Renato Malotaj
Luigj Paloka topograf



