Gjykata e Apelit në Shkodër ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për mjekët dhe infermierët e spitalit rajonal të qytetit.
Apeli ka vendosur “detyrim paraqitje” për ish drejtorin e spitalit Përparim Çela, ish drejtoren dhe mjeken Dhurata Uruçi dhe infermierin Renato Kepi .
Ndërsa mjeku Luan Dragusha është lënë i lirë, pasi ndaj tij nuk ka asnjë masë sigurie që nga vendimi i shkallës së parë. Po ashtu janë lënë të lira edhe katër pjesëtare të administratës.
I vetmi që vazhdon të jetë në kërkim është mjeku Edi Smajlaj, i cili pritet që shumë shpejt të paraqitet në Gjykatën e Shkallës së Parë.
Mjekët u akuzuan fillimisht nga prokuroria për disa abuzime tek stendat e koronarografisë.



