• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ARRESTIMET E BUJSHME DHE “PIKANTE”/ Nga Stresi i ZHVESHUR në hotel, tek terroristi që po hante “syfyrin” (FOTO)
Home
Sociale

ARRESTIMET E BUJSHME DHE “PIKANTE”/ Nga Stresi i ZHVESHUR në hotel, tek terroristi që po hante “syfyrin” (FOTO)

18 October, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Arrestimi më i fundit dhe i bujshëm ishte ai i rreperit të njohur si Stresi, emri i vërtetë Arkimed Lushaj.

Sipas policisë, Stresi ishte prej muajsh nën hetim pas dyshimeve se bënte pjesë në një organizatë kriminale.

Ajo që bëri përshtypje ishte pikërisht momenti kur iu vunë prangat. Kjo pasi u gjet në shtratin e një hoteli, i zhveshur me një femër. Kujtojmë këtu se vetëm para pak muajsh rreperi ka shpallur fejesën.

E megjithatë, rastë te tilla të “veçanta” e të papritura arrestimesh nuk janë të pakta.

Kujtojmë terroristin nga Lushnja që u arrestua teksa po hante syfyrin e Ramazanit.

U arrestua nudo në krevatin e hotelit me një femër

Stresi u arrestua si pjesë e një grupi kriminal të trafikut të drogës dhe krimeve kundër personit.

Gjatë arrestimit i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar kokainë, një armë zjarri pistoletë e tipit “Pjetro Beretta”, si dhe 12 fishekë të modelit 7.65 mm.

Bashkë me Stresin ka qenë dhe 20-vjeçarja me inicialet P.Ç. e cila është në ndjekje penale për ‘moskallëzim krimi’.

U arrestua kur ishte duke ngrënë syfyrin

Baki Çoku  40 vjeç nga fshati Gërmenj i Madh i Lushnjës u arrestua nga njësitë e antiterrorit në orën 4 e 30 të mëngjesit në momentin që ishte duke ngrënë syfyrin e Ramazanit.

Kërkesa për arrestimin e tij kishte ardhur nga autoritetet italiane, pasi Prokuroria e akuzon për krijim të organizatës kriminale me qëllim kryerjen e akteve terroriste në Itali.

Futbollisti shqiptar u arrestua kur po merrte trofeun

Armando Aruci, sulmuesi kryesor i Virtus dhe golashënuesi më i mirë i kampionatit të San Marinos, dje është arrestuar nga policia italiane pikërisht pak minuta para se të merrte trofeun e futbollistit më të mirë pas finales së kampionatit mes Tre Pene dhe La Fiorita.

Kjo pasi, sulmuesi shqiptar kishte një rol kryesor në manipulimin e ndeshjeve të skuadrës së tij.

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KA HUMBUR SHKËLQIMIN/ Çudia me yllin e Barçës, luan më shumë me kombëtaren
Previous article CHAMPIONS/ Masa të rrepta sigurie në SERBI, huliganët bëhen GATI për SHAQIRIN

F.autor

Postime të ngjashme

FLAKË E MADHE TEK PYLLI ME PISHA/ Ndërhyrje nga ajri në Cërrilë të Mallakastrës Aktualitet

FLAKË E MADHE TEK PYLLI ME PISHA/ Ndërhyrje nga ajri në Cërrilë të Mallakastrës

VRASJA E AURORA TILËS NË ITALI/ Prokuroria ul dënimin ndaj autorit nga 17 në 15 vite burg Aktualitet

VRASJA E AURORA TILËS NË ITALI/ Prokuroria ul dënimin ndaj autorit nga 17 në 15 vite burg

VELIAJ DREJT STRASBURGUT/ SPAK refuzon datën e avokatëve britanikë për firmosjen e aplikimit Aktualitet

VELIAJ DREJT STRASBURGUT/ SPAK refuzon datën e avokatëve britanikë për firmosjen e aplikimit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT