• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“Arresti shtëpiak” për Tahirin/ Çfarë kishte branda dy dosjeve që erdhën nga Greqia dhe Italia
Home
Shqipëri

“Arresti shtëpiak” për Tahirin/ Çfarë kishte branda dy dosjeve që erdhën nga Greqia dhe Italia

13 May, 2018 Redaktor2 Breaking News, Politikë, Shqipëri

Burime jozyrtare në Prokurorinë e Krimeve të Rënda thonë për “Panorama” se ka prova të reja që rëndojnë disi pozitën e ish-ministrit Tahiri, për lidhjet e tij me Habilajt dhe ish-zyrtarët e Policisë së Vlorës, që janë në kërkim. Kështu, të njëjtat burime thonë se përcaktuese në marrjen e masës së sigurimit kanë qenë dy letërporosi të ardhura nga Greqia dhe Italia, por që nuk kanë mjaftuar për “Arrest me burg”.

Letërporosia e parë lidhet me një udhëtim të Tahirit në Greqi në vitin 2014, kur mbante postin e ministrit të Brendshëm.

Sipas të dhënave të sistemit TIMS, ishministri Tahiri ka dalë nga territori i Shqipërisë më datën 08.08.2014 ora 09:32, në drejtim të Greqisë përmes Portit të Sarandës me tragetin e linjës.

Po kështu, 6 ditë më vonë, më 14.08.2014, Artan Habilaj, vëllai i Moisi Habilajt, ka dalë nga Shqipëria për në Greqi përmes Qafë-Botës, me mjetin “Audi” rreth orës 10:51. Dy ditë më pas, më 16.08.2014, në orën 13:31, Tahiri hyn në territorin e Shqipërisë nga Qafë Bota, i shoqëruar nga ish-shoferi i tij Aliaj me mjetin tip “Audi”, që ua kishte shitur Habilajve dhe pretendonte se s’kishte më lidhje me ta. Ndërsa po atë ditë, Artan Habilaj ka hyrë në Shqipëri me traget përmes portit të Sarandës.

Gjithashtu, ka të dhëna me rëndësi për hetimin nga marrja Italia, për disa përgjime mes Habilajve. Lidhur me vendimin e djeshëm të Gjykatës së Krimeve të Rënda, “Panorama” mëson se avokatët e Tahirit do ta apelojnë atë.

Ata besojnë se Prokuroria nuk ka asnjë provë tjetër shtesë që rëndon pozitën e klientit të tyre. Por ky vendim vjen edhe pas marrjes në pyetje të biznesmenit Sota dhe shoferit dhe truprojës së Tahirit javën që po lëmë pas.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ramazani nis të mërkurën, këto ushqime mund t’i hani pas orës 8 të mbrëmjes
Previous article VIDEO/ Momenti shokues: Plas grushti në klasë, nxënësi sfidon mësuesin, përplaset mbi tavolinë

Redaktor2

Postime të ngjashme

VENDIMI/ Qeveria miraton mbi 633 milionë lekë për rindërtimin në Krujë, Kurbin dhe Lezhë Politikë

VENDIMI/ Qeveria miraton mbi 633 milionë lekë për rindërtimin në Krujë, Kurbin dhe Lezhë

MARSHIMI NË RRUGËT E TIRANËS/ Protestuesit thirrje për dorëheqjen e kryeministrit: Shqipëria kërkon revolucion! Poshtë patronazhistët Aktualitet

MARSHIMI NË RRUGËT E TIRANËS/ Protestuesit thirrje për dorëheqjen e kryeministrit: Shqipëria kërkon revolucion! Poshtë patronazhistët

EMRAT/ Bëhet publik grupi koordinator i protestës. Letra ambasadorëve kryesorë në Tiranë për pesë kërkesat e tyre Aktualitet

EMRAT/ Bëhet publik grupi koordinator i protestës. Letra ambasadorëve kryesorë në Tiranë për pesë kërkesat e tyre

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT