• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ARRESTI KARDIAK/ Brataj: Nuk ishte mrekulli ajo e Eriksenit, klubet shqiptare kërkojnë vetëm një ambulancë në fushë
Home
Sociale

ARRESTI KARDIAK/ Brataj: Nuk ishte mrekulli ajo e Eriksenit, klubet shqiptare kërkojnë vetëm një ambulancë në fushë

13 June, 2021 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka bërë një postim të gjatë në ‘’Facebook’’ ku shkruan se si shpëtoi Eriksen nga ndihma e shpejtë mjekësore dhe sa të sigurte janë futbollistët shqiptar në stadiumet tona ku ambulanca kërkohet vetëm që të nisë ndeshja dhe nuk merret me seriozitet puna e mjekut.

Mjeku specialist i QSUT-së, ndër të tjera sqaron se si mund t’i shpëtojmë jetën dikujt duke i bërë masazh kardiak pa qenë nevoja që të jesh mjek specialist. Shikoni postimin që është bërë lidhur me rastin në fjalë

POSTIMI I PLOTË

NUK ISHTE MREKULLI NGA ZOTI!

Mbrëmjen e e djeshme po dëgjoja interpretime të ndryshme mbi ngjarjen që ndodhi në fushën e lojës! Interpretime që më lanë një shije të hidhur, një interpretim sipërfaqësor, jo profesionist, jo mjeksor, jo urgjence! Nuk mund të thuhet në televizione që mund të ishte një LIPOTIMI, NJË HUMBJE NDJENJASH!!

ISHTE NJË ARREST KARDIAK I TRAJTUAR NË MËNYRËN E DUHUR!!! KOMPLIMENTI STAFIT QË TRAJTOI KËTË PACIENT.

Sot prisja një reagim nga shoqatat mjeksore, sidomos nga mjeksia e urgjencës apo reanimatorët!

Arresti kardiak që ndodhi ditën e djeshme në ndeshjen e futbollit për kampionatin Europian midis Danimarkës dhe Finlandës ishte demonstrim i një sëmundjeje vdekjeprurëse që mund të ndodhi në çdo ambient dhe çdo personi. Arresti kardiak që ndodhi dje në fushën e lojës ishte një demonstrim se si duhet të veproj një ekip mjeksor. Nuk ishte një mrekulli, nuk ishte se e ruajti zoti, nuk ishte se ishte i ri!

ISHTE MASAZHI KARDIAK DHE DEFIBRILATORI QË BËNË MREKULLINË!

Çfarë është arresti kardiak ? Çfarë është një vdekje e pa pritur?

Ndërprerje e menjëhershme dhe e papritur e aktivitetit kardiovaskular dhe respirator, e paraprirë ose jo nga shenja dhe simptoma, në një person me ose pa sëmundje kardiake të njohura më parë.

Vdekja kardiake e papritur është 1 event në 1.000 banorë në vit!

Shkaqet e arrestit kardiak janë:

Hipoksia

Hipovolemia

Hipo- hiperkalemia

Hipotermia

Jonet hidrogjen(Ac. metabolike)

Tamponada

Pneumotoraksi hipertez

Intoksikimet

Trombembolia pulmonare(TEP)

Infarkti Akut i Miokardit(IMA)

Çfarë duhet të bëjë një person që gjendet pranë një pacienti në arrest kardiorespirator, që nuk është koshient, nuk merr frymë, nuk ka puls dhe nuk ka shenja jete?

Pasi vlerëson këto tre parametra, kërkojmë ndihmë dhe të na sjellin një defibrilator. Vendosim personin në një plan të ngurtë me barkun lart dhe fillojmë shtypjet e gjoksit. Ato bëhen në qendër të gjoksit, në linjën intermamelare aty ku kjo linjë kryqëzohet me qendrën e sternumit. Shtypjet e gjoksit bëhen 30 herë me shpejtësi 100-120 në minutë, 5-6 centimetra thellësi te i rrituri, deri në 5 centimetra te fëmija dhe deri në 4 centimetra thellësi te infanti nën 1 vjeç. Cikli bëhet me 30 shtypje gjoksi dhe 2 ventilime, ose vetëm shtypje gjoksi deri sa të mbërrijë një defibrilator. Kur defibrilatori mbërrin aplikohet kjo sekuencë: ndizet, vendosen piastrat në gjoks, lidhet kavo me defibrilatorin dhe presim analizën e tij. Nëse ai thotë “shok i këshillueshëm” atëherë japim goditjen elektrike. Pastaj fillojmë menjëherë masazhin kardiak 30 me 2 për 5 herë, ose 2 minuta. Përsëri dëgjojmë analizën e defibrilatorit dhe ndjekim çfarë na këshillon ai. Ky protokoll ndiqet nga infermierët dhe mjekët e urgjencës të cilët do tju drejtojnë në veprimet tuaja nëse do të thërrisni menjëherë 127. Të bësh këto veprime nuk është e thënë të jesh mjek ose infermier. Ato mund ti bëjë çdo person që ndodhet pranë një skenari të arrestit kardiak.

Sa janë të përgatitur stafet mjeksore dhe personeli që kërkohet për të asistuar ndeshjet në aktivitetet sportive në Shqipëri? Sa prej tyre kanë në dispozicion defibrilator?

Është detyrë e intitucioneve përkatëse, e klubeve dhe drejtuesve të tyre të verifikojnë ato.

Prandaj shumë herë kam kundërshtuar kryetar bashkish, deputet apo president klubesh kur kërkonin vetëm një ambulancë prezente në fushë për të filluar ndeshja!!!

*Së shpejti do të ketë një video në faqen e QKUM dhe timen personale, ku demonstrohet mënyra e bërjes së RKP (reanimacioni kardiopulmonar) dhe defibrilimi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FAKSIMILE/ Basha deformon rezultatin e zgjedhjeve, procesverbali i Durrësit nxjerr blof procesin e numërimit
Previous article "ME UJË PA GAZ..."/ Xhemi dhe Arbana na treguan më të bukurat nga nata e rrallë kur dalin për të pirë e kërcyer

Delo.autor

Postime të ngjashme

TENSIONET PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët rezistencë: Arrestoni Ramën! Hidhet ujë në drejtim të protestuesve Aktualitet

TENSIONET PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët rezistencë: Arrestoni Ramën! Hidhet ujë në drejtim të protestuesve

TRAGJEDIA NË VAUN E DEJËS/ Urgjenca reagon pas akuzave të banorëve: Ambulanca kishte defekt teknik... Aktualitet

TRAGJEDIA NË VAUN E DEJËS/ Urgjenca reagon pas akuzave të banorëve: Ambulanca kishte defekt teknik...

"NA PROVOKOI"/ Zbardhet arsyeja pse ndryshoi skenari i protestës së sotme: Rama në zyrë… Aktualitet

"NA PROVOKOI"/ Zbardhet arsyeja pse ndryshoi skenari i protestës së sotme: Rama në zyrë…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT