• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ARRATISJET SPEKTAKOLARE/ Nga: “Dua të shkoj në tualet” tek “hedhja nga tavolina”… (RASTET E BUJSHME)
Home
Breaking News

ARRATISJET SPEKTAKOLARE/ Nga: “Dua të shkoj në tualet” tek “hedhja nga tavolina”… (RASTET E BUJSHME)

23 May, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Arratisja e Mikel Kasës, 28 vjeçarit nga Vlora ka qënë kryefjala e ditës së sotme. Edhe pse në pranga, ai arriti të bënte një nga arratisjet më spektakolare e deri diku “qesharake”.

Por rasti i 28 vjeçarit nuk ka qënë i vetmi. Vetëm para pak javësh lajm që bëri jehonë të madhe në mediat greke ishte ai i arratisjes së katër shqiptarëve, që ngjasonte si një skenë e filmit “Prison Break”.

AlpeNews.al, sjell disa nga rastet më të bujshme dhe interesante të arratisjeve:

Çfarë ndodhi sot në Vlorë:
Në kamerat e sigurisë duket momenti kur Mikel Kasa hipën mbi tavolinë dhe u shpëton policëve të burgjeve të cilët e shoqëronin.

Sapo trupa gjykuese dha vendimin për 28-vjeçarin e akuzuar për pengmarrje, ai u arratis. Ndërkohë, tre efektivët e policisë së burgjeve janë shoqëruar në komisariat për t’u marrë në pyetje në lidhje me rrethanat e arratisjes së Mikel Kasës nga Gjykata.

Burimet thanë se oficerët e burgjeve nuk kishin kërkuar ndihmën e Policisë së Vlorës për të shoqëruar të burgosurin dhe as nuk kishin njoftuar. 28-vjeçari ka qenë pa pranga në bankën e të akuzuarve në Gjykatë. Kjo ia ka bërë edhe më të lehtë arratisjen. Aktualisht, uniformat blu janë duke kërkuar ende për të gjetur dhe arrestuar Mikel Kasën.

Ndërkohë, kryetari i Gjykatës së Vlorës, Skënder Haluca tha se elementët e sigurisë në këtë gjykatë nuk janë në nivelin e duhur, dhe ngjarje të tilla nuk ndodhin për herë të parë.

Arratisja e bujshme e katër shqiptarëve, nga policia greke
Ngjarja ka ndodhur ne oren 20:00 me oren greke, ku 11 te burgosur po transferoheshin me auto-burg nga Athina ne Krete, por gjate momentit te nisjes se tragetit per ne Hania, 4 te burgosur shqiptare kane arritur te hapin prangat dhe kane ikur me vrap nga porti.

Alfons Doçi, Robert Xhimaj, Xhuliano Halili dhe Petris Luçi të dënuar me 25 vjet burg për trafik droge. Të dënuarit do të dërgoheshin në burgun Alikarnaso në Hania.

Policia ka mundur qe te kapin dy prej tyre nga ndersa pas disa ditesh u kapen edhe dy te tjeret. Te burgosurit do transferoheshin ne burgun e Alikarnasos.

Tension ka pasur me pas ne port, teksa ka pasur edhe nje perplasje mes nje gazetari qe po transmetonte live nga vendngjarja dhe nje punonjesi policie.

“U iken te burgosurit, dhe perqiqen t’i nxjerrin nervat tek ne”, shprehet ai kur polici i kerkon te largohet nga furgoni i policise.

Saimir Ahmeti, 24 vjeçari që u arratis nga salla e gjyqit në Gjirokastër…”Për nevoja personale”
Arratisje spektakolare nga duart e policise dhe te drejtesise, duke rifituar serisht lirine, por tashme me me shume telashe ne raport me ligjin.

Bëhet fjalë për shtetasin Saimir Ahmeti, 24 vjeç, i cili është arratisur nga salla e gjyqit.

I riu është arratisur nga banjot e gjykatës, teksa kërkoi të dalë nga salla e gjyqit për nevoja personale.

Ngjarja ka ndodhur në mënyrë të menjëhershme, ndërsa forca të shumta policore kanë ngritur postblloqe në të gjithë qytetin.

Personit të arratisur i është komunikuar masa ‘arrest me burg’, masë të cilën e kishte apeluar.

Ndërkohë, i riu nga fshati Van i Delvinës ishte dënuar për veprën penale të ‘përndjekjes’. Ai e ka pritur me shumë qetësi masën e sigurisë, më pas kërkoi të shkojë në tualet, ku i kërkoi policit që e shoqëronte t’i zgjidhë duart.

Menjëherë ai ka shtyrë policët, rojën e gjykatës dhe ka ikur menjëherë nga dera që shërben për të hyrë të dënuarit.

AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Lojtarët që keni harruar se kanë fituar Champions League (FOTO)
Previous article Bleona po xhiron videoklipin ama bleta i "prish" gjithçka: A duhet ta mbaj apo... (VIDEO+FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

RIHAPET DOSJA E KOZETA HYSENIT/ Prokuroria kërkon marrjen në pyetje të 28 personave për krimin e vitit 1999 Aktualitet

RIHAPET DOSJA E KOZETA HYSENIT/ Prokuroria kërkon marrjen në pyetje të 28 personave për krimin e vitit 1999

RREZIKUAN PUSHUESIT NË DET/ Policia ka gjobitur 278 shkelës! Drejtuesit me ‘Jet Ski’ u ndëshkuan me 100-500 mijë lekë Aktualitet

RREZIKUAN PUSHUESIT NË DET/ Policia ka gjobitur 278 shkelës! Drejtuesit me ‘Jet Ski’ u ndëshkuan me 100-500 mijë lekë

“ÇMENDET” MOTI/ Pas të nxehtit ekstrem Saranda dhe Delvina pushtohen nga stuhitë e shiut Aktualitet

“ÇMENDET” MOTI/ Pas të nxehtit ekstrem Saranda dhe Delvina pushtohen nga stuhitë e shiut

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT