• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2022
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2022
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ARRATISJA/ Të hënën dilte në gjyq për 50 vjedhje, Italia e gjitha “në këmbë” për Edison Pulën: Mund të dalë jashtë vendit
Home
Aktualitet
Kronikë

ARRATISJA/ Të hënën dilte në gjyq për 50 vjedhje, Italia e gjitha “në këmbë” për Edison Pulën: Mund të dalë jashtë vendit

10 June, 2022 shqipe.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia italiane është angazhuar maksimalisht për të ndaluar të arratisurin nga burgu i Trevisos, Edison Pula.

Anëtari i “Bandës së Niklës”, i njohur edhe për grabitjet e vilave luksoze në zonën e Selias ia doli që të arratisej duke prerë me sharrë hekuri, hekurat e dritares së qelisë së tij të burgut, por do e ketë shumë të vështirë të dalë nga Italia.

Kjo pasi një skuadër nga ajri është angazhuar për të gjurmuar lëvizjet e tij, por edhe postblloqe në kufi do të vendosen për ta bërë ta pamundur largimin e tij nga vendi.

Këtë e ka konfirmuar për mediat italiane edhe komisari Vito Montaruli, i cili ka thënë: “Ka bashkëpunim maksimal për kërkimin e të arratisurit. Që në agim ka nisur një koordinim mes Skuadrës Ajrore dhe zyrës së hetimit të Policisë, policisë së burgjeve dhe asaj kufitare”.

Kontrolle të plota, duke mos lënë gur pa lëvizur janë duke u zhvilluar ndërkohë në zonën e Trevizos.

“Dyshimi është se po tenton të largohet nga vendi dhe kontrollet e mëdha janë përqendruar në atë anë të kufirit. Megjithatë, supozojmë se është ende në territorin kombëtar”, shtoi më tej komisioneri, duke theksuar se janë vendosur në alarm të gjitha komisariatet në verilindje dhe më gjerë.

“Përshkrimi i shqiptarit iu dërgua të gjithë policëve dhe të gjitha komisariateve. Hulumtimi do të nisë nga e kaluara e të arratisurit. Hetimet do të përpiqen të vlerësojnë përvojën e kaluar. Si kanë arritur ta kapin tashmë atë njeri që kishte gjetur strehë në strofkën e një bande të specializuar në vjedhjet e shtëpive”, nënvizoi ai.

Ndërkohë, Pula cilësohet si një person që është në gjendje t’i shmanget policisë. Ai mund të gëzojë mbështetje dhe një rrjet kontaktesh që i garantojnë atij të ndryshojë shpesh qytetin, shtëpinë dhe makinën.

Sipas mediave, të hënën e ardhshme 27-vjeçari duhej të dilte në gjykatën e Bolzanos në një gjyq që e shihte të akuzuar për rreth pesëdhjetë vjedhje. Ai po hetohej gjithashtu në Belluno dhe Treviso për një mori vjedhjesh të tjera në shtëpi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "BURRI IM KËRKON ARMË"/ Bashkëshortja e Zelensky-t del me thirrje për kombin: Unë nga ukrainasit dua…
Previous article VIZITA NË BALLKAN/ Pse kancelari Scholz nuk shkon në Bosnje Hercegovinë?

shqipe.autor

Postime të ngjashme

LAJM I MIRË PER SHQIPËRINË/ BE bën kthesë të fortë sa i përket zgjerimit, rriten shanset për anëtarësim Breaking News

LAJM I MIRË PER SHQIPËRINË/ BE bën kthesë të fortë sa i përket zgjerimit, rriten shanset për anëtarësim

ZGJATET VLEFSHMERIA E PATENTAVE/ Propozohen ndryshime të reja të Kodit Rrugor: Shoferët e rinj do lëvizin me... Aktualitet

ZGJATET VLEFSHMERIA E PATENTAVE/ Propozohen ndryshime të reja të Kodit Rrugor: Shoferët e rinj do lëvizin me...

VRAU DY TURISTËT ÇEKË NË PREKAL/ Gjykata e Lartë vulos dënimin e përjetshëm për Sokol Mjacajn Aktualitet

VRAU DY TURISTËT ÇEKË NË PREKAL/ Gjykata e Lartë vulos dënimin e përjetshëm për Sokol Mjacajn

Facebook Comments

LUTFI DERVISHI/ Rama dhe Qeveria e tij rrezikon seriozisht të lërë pa punë Portokallinë Blog

LUTFI DERVISHI/ Rama dhe Qeveria e tij rrezikon seriozisht të lërë pa punë Portokallinë

EDUAR ZALOSHNJA/ Si votoi vjet gjysma më e varfër dhë më e pasur e elektoratit? Blog

EDUAR ZALOSHNJA/ Si votoi vjet gjysma më e varfër dhë më e pasur e elektoratit?

BEN ANDONI/ Buzëqeshja që të kafshon e Evropës, Ballkani dhe sëmundja e Putinit Blog

BEN ANDONI/ Buzëqeshja që të kafshon e Evropës, Ballkani dhe sëmundja e Putinit

SHPËTIM NAZARKO/ Gabim i rëndë strategjik i kryeministrit Edi Rama Blog

SHPËTIM NAZARKO/ Gabim i rëndë strategjik i kryeministrit Edi Rama

FRROK ÇUPI/ Ato ditë kur presidenti ngjizte lobing me 700 mijë $ Blog

FRROK ÇUPI/ Ato ditë kur presidenti ngjizte lobing me 700 mijë $

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT