Arratisja e ish kryeministrit Gruevski është një nga ngarjet më të rëndësishme të ditëve të fundit.
I ftuar mbrëmjen e sotme në “Opinion”, analisti Alfred Peza duke folur për arratisjen e tij nga Shqipëria, u shpreh se ky kalim nga rrugët tokësore do ia vështirësojë kërkesën për azil.
“Ka shumë dyshime që ka kaluar nëpërmjet Serbisë në rrugë tokësore për të kaluar në Hungari, gjë e cila ia vështirëson kërkesën për azil.
Kjo sepse Hungaria dhe Serbia kanë një marrëveshje midis tyre.”
/AlpeNews.al