• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ARMË DREJT ANGLISË PREJ BORXHEVE/ E kërkon SPAK, shqiptari i arrestuar në Londër: Mos më ekstradoni, jam në gjakmarrje
Home
Aktualitet
Kronikë

ARMË DREJT ANGLISË PREJ BORXHEVE/ E kërkon SPAK, shqiptari i arrestuar në Londër: Mos më ekstradoni, jam në gjakmarrje

7 December, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Ky është Alban Gjidiaj ndaj të cilit në mungesë SPAK ka lëshuar një urdhër arresti si i përfshirë në trafikun e armëve nga Shqipëria drejt Britanisë së Madhe.

Gjidiaj për qëllim ekstradimi është arrestuar në Londër.

Daily Mail online të cilës i referohet Top Channel ka publikuar një shkrim nga seanca gjyqësore e ekstradimit,  nga ku i riu me origjinë nga Tropoja ka parashtruar pretendimet se përse nuk duhet ekstraduar drejt Shqipërisë.

“I kërkuari shqiptarë në arrati për trafik pistoletash thotë se nuk duhet ekstraduar nga frika gjakmarrjes për një borxh 25.000 stërlina”, ky është titulli Daily Mail online.

David Ball i cili po përfaqëson shtetin shqiptarë në këtë proces ekstradimi i tha gjykatës se 29-vjeçari shqiptarë sëbashku me të vëllain më të madh ishin pritësit në Angli të një tavoline druri ku ishin fshehur 6 armë zjarri me numrat serial të fshirë dhe një sasi municioni.

“Roli i personit të kërkuar dhe vëllait të tij supozohet se ishte të merrnin këtë tavolinë. Pretendohet se pati dy dërgesa të mëparshme në mars 2023. Pretendohet se i pandehuri ka bërë një telefonatë dhe ka kërcënuar se do ta vriste një burrë nëse ai identifikonte udhëheqësin e grupit, i cili ishte mik i vjetër i vëllait të madh të personit të kërkuar”, deklaroi David Ball.

Ndërsa Malcolm Hawkes, avokati Gjidiajt, i tha Gjykatësit  Daniel Sternberg se gjakmarrja  e pretenduar datonte që nga një borxh që i ati i tij i ndjerë kishte marrë për trajtim kundër kancerit.

“Babai i personit të kërkuar ishte i sëmurë dhe mori borxh 25,000 £ për trajtim urgjent të kancerit”, tha ai.

“Ai vdiq, prandaj sipas ligjit në kanunit, borxhi i kalon vëllait më të madh, i cili u qëllua, dhe në tetor 2011 ndodhi një shpërthim në apartamentin e tij në Tiranë”.

Gjidiaj i tha gjykatës se kishte ardhur në Mbretërinë e Bashkuar  nga frika për jetën dhe se tani kishte frikë se do të vritej po të kthehej në Shqipëri.

Gruaja e Alban Gjidiajt, e cila pritet të lindë fëmijën e tyre të dytë në Shkurt 2026 , dëshmoi dhe tha se kishte pasur incidente me vizitorë të çuditshëm më 29 dhjetor të vitit të kaluar, pastaj më 2 janar dhe 4 janar, të cilat u raportuan në polici, por policia nuk i ishte përgjigjur.

I bashkakuzuar nga SPAK për trafik armësh është edhe vëllai Albanit, Almir Gjidiaj i arrestuar në Kolumbi dhe është në pritje të ekstradimit në Shqipëri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PSE NUK MUND TË BËJA MË SHUMË"/ I vëllai vrau veten me armën e shërbimit, Sheila Haxhiraj në lot: Pengu im…
Previous article ZELENSKY NESËR NË LONDËR/ Starmer bën bashkë edhe aleatët e Kievit, Macron e Merz

s.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT