Si rezultat i një operacioni u bë i mundur kapja dhe sekuestrimi i një sasie rekord prej 613 kilogramë e 350 gramë lënde narkotike e dyshuar kokainë, me vlerë tregu mbi 180 milion euro. Gjatë operacionit policia arrestoi dy persona si të dyshuar. Armando Pezaku dhe Donaldo Lushaj.
Pezaku është arrestuar pasi dyshohet se ka patur informacion për sasinë rekord të kokainës të kapur në Shqipëri. Në pranga ka rënë edhe administratori i kompanisë, Roland Lushaj, 25-vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë, ndërsa është shpallur në kërkim pronari i “Arbri-Garden”, Arbër Çekaj, 38-vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Manzë të Durrësit.
Ky është ARMANDO PEZAKU, shoferi i kamionit që u kap sot në Durrës me 613 kilogram kokainë. Pezaku është 25-vjeçari nga DURRESI, student në universitetin e qytetit të Durrsit.
Shoferi i kamionit, Armando Pezaku, që transportoi kontenierin me 613 kg kokainë nga Porti i Durrësit deri në magazinat e Arbri-Garden në Maminas, në rrjetin social “Facebok” ka bërë një status të veçantë.
Ai thotë se punon shofer, që u çon miell partizanëve. “Shofer kamioni i çoj mill partizaneve”, shkruan Armando Pezaku, i cili përshkruan punën që bën, në rrjetin social Facebook.









