• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ARKËTUAN 40 MILIONË LEKË NGA TAKSAT E PARKINGUT/ Arrest shtëpie për ish-nënkryetaren e Bashkisë Fier, akuzë dhe për…
Home
Breaking News

ARKËTUAN 40 MILIONË LEKË NGA TAKSAT E PARKINGUT/ Arrest shtëpie për ish-nënkryetaren e Bashkisë Fier, akuzë dhe për…

24 July, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një operacion i befasishëm i Prokurorisë së Fierit, në bashkëpunim me Policinë Vendore, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, ka vënë nën akuzë 4 zyrtarë dhe ish-zyrtarë vendorë, mes të cilëve spikat emri i ish-nënkryetares së bashkisë, Adela Hysenaj.

Mes të akuzuarve me masa arrest shtëpie apo pezullim nga detyra dhe pengim për të dalë jashtë shtetit, janë edhe dy drejtorë të Tatim-Taksave të institucionit dhe sekretari i përgjithshëm i Bashkisë së Fierit.

Bëhet djalë për një dosje që lidhet me mosvjeljen e taksës së parkimit nëntokësor që administron bashkia, me një dëm prej 40 mln lekësh sipas prokurorisë. Gjithashtu akuzohen se “nëpërmjet shpërdorimit të detyrës, kanë ulur taksat e subjekteve të ndryshme tregtare në Fier, kundrejt përfitimit”.

Sipas prokurorisë dhe policisë, “arrest në shtëpie” u dha për 34-vjeçaren Hysenaj, banuese në Fier, ish-drejtoreshë e Përgjithshme e Taksave dhe Urbanistikës së Bashkisë Fier dhe ish-zëvëndës Kryetare e Bashkisë Fier, për veprat penale “shpërdorimi i detyrës” dhe “ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

“Arrest në shtëpie” dhe “pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për Vasil Ceku, 41 vjeç, banues në Fier, Drejtor në Drejtorinë e Verifikimit dhe Koordinimit në Terren për Rajonin Jugor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Fier, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”; “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, për Anisa Cjapi, 38 vjeçe, banuese në Fier, Drejtoreshë në Drejtorinë e Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Fier, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, për Martin Dodi, 57 vjeç, banues në Fier, sekretar i Përgjthshëm i Bashkisë Fier, për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Adela Hysenaj në vitin 2022 u zgjodh me vota brenda PS-së në Fier si një nga dy bashkëkryetaret, bashkë me Ramion Kurtin.

Masat e ekzekutuara nga Policia e Fierit për:
-Adela Hysenaj – ish-Zëvëndës Kryetare e Bashkisë Fier dhe ish-drejtoreshë e Tatim-Taksave, arrest shtëpie
-Anisa Cjapi – Drejtoreshë në Drejtorinë e Taksave dhe Tarifave Vendore, pezullim nga detyra dhe ndalimi për të dalë jashtë shtetit
-Martin Dodi – sekretar i Përgjthshëm i Bashkisë Fier, pezullim nga detyra ndalimi për të dalë jashtë shtetit
-Vasil Ceku – Drejtor në Drejtorinë e Verifikimit dhe Koordinimit në Terren për Rajonin Jugor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Fier, arrest shtepie dhe pezullim nga detyra
Njoftimi i plotë i Policisë së Fierit:

“Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Fier në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, pas një pune hetimore disamujore, në kuadër të një procedimi penal të vitit 2025, ka finalizuar operacionin policor “Parking”.

Në kuadër të tij u ekzekutuan masat e sigurisë:

– “Arrest në shtëpi” për shtetasen A. H., 34 vjeçe, banuese në Fier, ish-Drejtoreshë e Përgjithshme e Taksave dhe Urbanistikës së Bashkisë Fier dhe ish-Zëvëndës Kryetare e Bashkisë Fier, për veprat penale “shpërdorimi i detyrës” dhe “ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike;

– “Arrest në shtëpi” dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për shtetasin V. C., 41 vjeç, banues në Fier, Drejtor në Drejtorinë e Verifikimit dhe Koordinimit në Terren për Rajonin Jugor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Fier, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

– “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, për shtetasen A. C., 38 vjeçe, banuese në Fier, Drejtoreshë në Drejtorinë e Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Fier, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

– “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, për shtetasin M. D, 57 vjeç, banues në Fier, sekretar i Përgjthshëm i Bashkisë Fier, për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Këta shtetas, duke mos vepruar sipas kuadrit ligjor për vendosjen e kasës së fiskalizimit për parkimin nëntokësor që administron Bashkia Fier, nuk kanë arkëtuar shumën prej rreth 40 milion lekë në arkat e Bashkisë Fier.

Gjithashtu, këta shtetas, nëpërmjet shpërdorimit të detyrës, kanë ulur taksat e subjekteve të ndryshme tregëtare në Fier, kundrejtë përfitimit. Materialet i kaluan Prokurorisë Fier, për veprime të mëtejshme.

(Lajmi ne perditesim…)

A.Q/Shqiptarja.com TAG: anisa cjapi vasil ceku martin dodi bashkia fier Fier prokuroria e fierit adela hysenajKomento
Komente

Sondazhi i ditës:23 Korrik, 10:17
A mendoni se ka pasur rezultat aksioni për lirimin e hapësirave publike?
Po Jo Nuk e di
Lajme të tjera
Zgjerimi i rrugës ‘Kastriot Muço’, shemben 3 objekte tek ‘Kryqëzimi i Grecallisë’ në Fier
Zgjerimi i rrugës ‘Kastriot Muço’, shemben 3 objekte tek ‘Kryqëzimi i Grecallisë’ në Fier
23 Korrik, 17:12
Mallakastër/ Kultivoi parcelën me hashash në pyllin e fshatit, 39-vjeçari kapet ‘mat’ teksa po kujdesej për bimët narkotike (EMRI+VIDEO)
Mallakastër/ Kultivoi parcelën me hashash në pyllin e fshatit, 39-vjeçari kapet ‘mat’ teksa po kujdesej për bimët narkotike (EMRI+VIDEO)
23 Korrik, 12:03
Mirel Josa zyrtarizohet si trajner i ri i Bylisit, tekniku rekordmen rikthehet në pankinë
Mirel Josa zyrtarizohet si trajner i ri i Bylisit, tekniku rekordmen rikthehet në pankinë
22 Korrik, 14:24
Fier/ Shpërthen bombula e gazit në banesë, zjarrfikësit neutralizojnë flakët, 2 persona të plagosur
Fier/ Shpërthen bombula e gazit në banesë, zjarrfikësit neutralizojnë flakët, 2 persona të plagosur
21 Korrik, 18:40
Fier/ U kapën me mbi 21 kg eksploziv, prokuroria kërkon 46 vite burgim në total për 3 të pandehurit
Fier/ U kapën me mbi 21 kg eksploziv, prokuroria kërkon 46 vite burgim në total për 3 të pandehurit
21 Korrik, 12:31
Turistët e huaj dhe vendas mbushin Parkun e Apolonisë: Vend i mrekullueshëm! Në shtator nisin gërmime arkeologjike
Turistët e huaj dhe vendas mbushin Parkun e Apolonisë: Vend i mrekullueshëm! Në shtator nisin gërmime arkeologjike
Kristaq Thano
Kristaq Thano
20 Korrik, 19:46
Fshatrat buzë Lumit Vjosa kthehen në atraksione, vizitohen nga qindra turistë: Na pëlqen shumë këtu, është vend i bukur
Fshatrat buzë Lumit Vjosa kthehen në atraksione, vizitohen nga qindra turistë: Na pëlqen shumë këtu, është vend i bukur
Kristaq Thano
Kristaq Thano
20 Korrik, 18:39
Vijon zjarri në Dukat, rrezikon Parkun e Llogarasë! Kërkohet ndërhyrje nga ajri, flakët prekin edhe masivin pyjor në Shkopet (VIDEO)
Vijon zjarri në Dukat, rrezikon Parkun e Llogarasë! Kërkohet ndërhyrje nga ajri, flakët prekin edhe masivin pyjor në Shkopet (VIDEO)
19 Korrik, 07:52
Fier/ I humbur një javë më parë, gjendet trupi i pajetë i 72-vjeçarit në Seman
Fier/ I humbur një javë më parë, gjendet trupi i pajetë i 72-vjeçarit në Seman
18 Korrik, 22:29
Zjarri në Drenovë të Mallakastrës/ Reshjet e shiut ndihmojnë në shuarjen e disa vatrave! Ka aktive, por me intensitet të ulët
Zjarri në Drenovë të Mallakastrës/ Reshjet e shiut ndihmojnë në shuarjen e disa vatrave! Ka aktive, por me intensitet të ulët
18 Korrik, 08:11
Del jashtë kontrollit zjarri në Drenovë të Mallakastrës! 120 ha pyje të djegura, ndërhyn helikopteri! 8 vatra aktive në vend (VIDEO)
Del jashtë kontrollit zjarri në Drenovë të Mallakastrës! 120 ha pyje të djegura, ndërhyn helikopteri! 8 vatra aktive në vend (VIDEO)
17 Korrik, 07:22
Një ditë pasi u fik, riaktivizohet zjarri në Drenovë të Mallakastrës, flakët afrohen afër një nënstacioni elektrik dhe pusi nafte! 4 vatra në të gjithë vendin (VIDEO)
Një ditë pasi u fik, riaktivizohet zjarri në Drenovë të Mallakastrës, flakët afrohen afër një nënstacioni elektrik dhe pusi nafte! 4 vatra në të gjithë vendin (VIDEO)
16 Korrik, 16:48

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJET E PARA/ Shpërthim në Tiranë në orët e para të mëngjesit, dëmtohen disa automjete
Previous article ZJARR I MADH NË TURQI/ 11 roje pylli humbin jetën duke luftuar me flakët

s.autor

Postime të ngjashme

PANIK NË AJËR/ Fluturimi Londër–Tiranë i Ryanair zgjati 12 orë, stuhitë detyruan pilotin të bënte dy ulje emergjente Aktualitet

PANIK NË AJËR/ Fluturimi Londër–Tiranë i Ryanair zgjati 12 orë, stuhitë detyruan pilotin të bënte dy ulje emergjente

IDENTIFIKOHEN VIKTIMAT E AKSIDENTIT NË CËRRIK/ Nisin hetimet për shkaqet (EMRAT) Aktualitet

IDENTIFIKOHEN VIKTIMAT E AKSIDENTIT NË CËRRIK/ Nisin hetimet për shkaqet (EMRAT)

"NUK ËSHTË FINALIZUAR"/ Rama për projektin në Zvërnec: Do të bëj krenarë Shqipërinë dhe Europën Breaking News

"NUK ËSHTË FINALIZUAR"/ Rama për projektin në Zvërnec: Do të bëj krenarë Shqipërinë dhe Europën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT