Arjan Çani thotë se me Edi Ramën është e vështirë të përballesh politikisht, pasi sipas tij, ai operon me mjete artistike dhe jo politike.
“A e keni parë kur hyn në Parlament? Kjo është natyra e skuthit”, tha Çani në emisionin e Artur Zhejit.
Një gjuhë e panjohur kjo nga politikanët homologë të moshës së madhe, por edhe e të tillëve si Lulzim Basha, përfaqësues tipik ky i gjeneratës së tij, i cili pikërisht për këtë moskuptueshmëri e ka të vështirë ta përkthejë Edi Ramën, thotë Çani.
“Po të ulesh me Lul Bashën dhe të futesh në skutat më të thella të trurit, Lul Basha është në hall të madh se sado i mirë që është në artikulim, është në hall të madh, sepse çfarë t’i bësh një personazhi të tillë si Edi Rama, i cili operon me mjete jo politike, që mund të jenë erotike, artistike.
Ai do që njerëzit ta ndjejnë, jo ta kuptojnë.
Kjo është e tmerrshme”, ka thenë Çani.