• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
Arben Ahmetaj, letër të hapur biznesit për shërbimet e reja që lehtësohen
Home
Ekonomi

Arben Ahmetaj, letër të hapur biznesit për shërbimet e reja që lehtësohen

17 January, 2018 Ina.Autor Ekonomi

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, i është drejtuar dje biznesit me një letër të hapur, mbi avancimin e procesit të deregulimit, arritjet e deritanishme dhe shërbimet e reja që do të lehtësohen për sipërmarrjen brenda muajit janar.

Reforma për deregulimin nisi në muajin shtator dhe ministri i Financave, Ahmetaj, fton biznesin në proces konsultimi për shkëmbimin e mendimeve dhe opinioneve të thjeshtimit të procedurave, ofrimit të shërbimeve online dhe uljes së peshës së burokracisë në institucionet shtetërore, brenda 15 shkurtit 2018.

“Qeveria shqiptare ka prezantuar prej muajsh një nga reformat kryesore të mandatit të dytë, me në fokus përmirësimin e shërbimeve publike për biznesin dhe qytetarin, uljen e peshës së burokracisë, thjeshtimin e procedurave, reduktimin e kohës dhe kostove si dhe ofrimin e shërbimeve të reja online.

Nga 1 tetori, në bazë të Urdhrit të Ministrit të Financave dhe Ekonomisë nr. 101/1 “Për ofrimin e dokumenteve online”, 13 dokumente nuk kërkohen më nga qytetarët apo sipërmarrja, për asnjë shërbim të ofruar nga MFEja dhe institucionet e saj të varësisë. Këto dokumente gjenerohen nga zyrat përkatëse të ofrimit të shërbimeve përmes platformës elektronike e-Albania ose nëpërmjet ndërveprimit dhe komunikimit mes institucioneve.

Propozimet tuaja, që mund të preken në funksion të thjeshtimit, eliminimit apo ofrimit online,si dhe për lejet, licencat dhe autorizimet që konsideroni se përbëjnë mbirregullim të tregut, janë më se të mirëpritura për t’u kthyer në një platformë të re dialogu dhe konsultimi mes nesh, shumë shpejt në një tryezë të përbashkët”, thuhet në letrën e ministrit Ahmetaj.

 

SHËRBIMET E REJA

Në letrën dërguar biznesit, Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, thotë se brenda muajit janar, biznesit do t’i ofrohen online shërbime të reja në tatime e dogana. Biznesi do të ketë mundësi të kryejë online 13 pagesa në tatime duke nisur që nga TVSH, kontributi i sigurimeve si dhe të porosisë online pullat e akcizës.

“Në fazën e dytë të reformës, ne po avancojmë në dy korsi paralele, së pari reduktimi i numrit të lejeve, licencave dhe autorizimeve, të cilat përbëjnë mbirregullim të tregut, për të cilat është përgatitur tashmë paketa e plotë e ndryshimeve ligjore dhe së dyti, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, po punojmë për ofrimin e shërbimeve të reja online, që përfshijnë pagesat elektronike në tatime, autorizime të lëshuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, leje të punës dhe vërtetime të zyrave të punës etj” – shkruan Ministri Ahmetaj në letrën dërguar biznesit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Agjenti: Kane kushton 200 milionë euro
Previous article Barcelona, Aleix Vidal kërkohet nga Manchester United dhe Liverpool

Ina.Autor

Postime të ngjashme

ULEN ÇMIMET E KARBURANTEVE NË VEND/ Bordi: Nafta 188 lekë, benzina 171… Ekonomi

ULEN ÇMIMET E KARBURANTEVE NË VEND/ Bordi: Nafta 188 lekë, benzina 171…

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT