• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
Arben Ahmetaj: 2018 sjell rritje të të ardhurave për frymë
Home
Ekonomi

Arben Ahmetaj: 2018 sjell rritje të të ardhurave për frymë

4 November, 2017 xhesi.editor Ekonomi

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, dje në diskutimet për paketën fiskale dhe buxhetin e ri, tha se të ardhurat për frymë në 2018 parashikohen të shkojnë 572 mijë lekë.

Ministri Ahmetaj deklaroi se të ardhurat për frymë do të rriten nga rritja ekonomike. “Të ardhurat për frymë rriten nëpërmjet rritjes ekonomike dhe rishpërndarja nga buxheti është vetëm një nga elementët që individët mund të përfitojnë.

Në 2017, të ardhurat për frymë janë 540 mijë lekë në 2018, parashikimi është të shkojnë 572 mijë lekë për frymë”, tha Ahmetaj. Ministri i Financave shpjegoi edhe konkurrueshmërinë e vendit në rajon për nga niveli i taksave. “Për kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore për të punësuarit, Shqipëria renditet e dyta me koston më të ulët.

Tatimi mbi të ardhurat, Shqipëria ka zgjedhur të ndjekë një politikë sociale për të përkrahur individët, kjo shoqëruar edhe me tatimin progresiv të të ardhurave nga paga, ku 56 për qind të punonjësve janë me të ardhura nga zero deri në 30 mijë lekë, të cilët janë përjashtuar nga tatimi mbi të ardhurat personale nga paga. Është i vetmi vend në rajon, që nuk takson të ardhurat deri në 30 mijë lekë”, tha Ahmetaj.

BYPASS-I I FIERIT

Për investimet në bypassin e Fierit, ministri i Financave u shpreh në Komisionin e Ekonomisë, se punimet pritet të përfundojnë në mesin e vitit të ardhshëm. “Bypass-i i Fierit është në proces ritenderimi dhe unë besoj së në mesin e vitit 2018, ky bypass do të jetë i kalueshëm”, tha Ahmetaj.

Pas prishjes së kontratës me kompaninë italiane “Serenisima”, për shkak të borxheve të larta me nënkontraktorët, qeveria hapi edhe një herë në muajin gusht tenderin si për bypassin e Fierit, dhe për atë të Vlorës. Pritet që brenda muajit nëntor nga Ministria e Infrastrukturës të mbyllet faza e parakualifikimit, konform standardeve të BERZH-it, që është financuesi kryesor.

Në fazën e parë të parakualifikimit për ndërtimin e dy bypass-eve janë në garë 40 kompani, nga 80 kompani që kanë tërhequr dokumentacionin. Me marrjen e konfirmimit për këtë procedurë nga BERZH-i, do të bëhet shpallja e kompanive, të cilat vazhdojnë fazën e dytë të tenderit. Pas prishjes së kontratës me kompaninë italiane në bypass-in e Fierit, janë mbyllur 55 për qind të punimeve. Marrëveshja me kompaninë italiane parashikonte që punimet të përfundonin brenda vitit 2016.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FOTO/ Memet më fantastike të javës, ja si e shohin faqet e humorit politikën
Previous article Zidane: Më mungon 'BBC', dua ti shoh sa më parë në fushë

xhesi.editor

Postime të ngjashme

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

SËRISH NDRYSHIME/ Bordi ul me 2 lekë naftën, do të shitet me 185 lekë/litër! Benzina shkon në 173 lekë/litri Ekonomi

SËRISH NDRYSHIME/ Bordi ul me 2 lekë naftën, do të shitet me 185 lekë/litër! Benzina shkon në 173 lekë/litri

MË SHUMË KREDI NË MUAJIN PRILL/ Bizneset rritën kërkesat për investime, nga ana tjetër individët shtuan kursimet Ekonomi

MË SHUMË KREDI NË MUAJIN PRILL/ Bizneset rritën kërkesat për investime, nga ana tjetër individët shtuan kursimet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT