• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Apostolova: Shfuqizimi i Speciales veprim i rrezikshëm, themelimi i saj detyrim ndërkombëtar
Home
Rajon

Apostolova: Shfuqizimi i Speciales veprim i rrezikshëm, themelimi i saj detyrim ndërkombëtar

4 January, 2018 Ina.Autor Rajon

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Natalyia Apostolova, ka deklaruar se iniciativa e fundit e disa deputetëve për ta shfuqizuar Ligjin mbi Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorisë Speciale ishte një veprim shumë i rrezikshëm, i cili minonte jo vetëm sundimin e ligjit, por edhe besueshmërinë e Kosovës si partnere e Bashkimit Evropian (BE).

Apostolova ka bërë të ditur se viteve të fundit Kosova ka bërë progres si në aspektin vendor, ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Prandaj, siç ka thënë ajo, janë shikuar me optimizëm marrëdhëniet Kosovë – BE, duke e përsëritur vazhdimisht në nivelet më të larta që vendi ka një të ardhme të qartë evropiane.

E para e Bashkimit Evropian në Prishtinë ka sqaruar për gazetën “Zëri” se themelimi i Dhomave të Specializuara dhe i Prokurorisë Speciale është një detyrim ndërkombëtar për Kosovën dhe këto të fundit nuk targetojnë vende, komunitete apo organizata specifike.

“Këto institucione të drejtësisë ndërkombëtare do të merren me individët që kanë kryer krime. Nuk ka asnjë justifikim për askënd që përpiqet të parandalojë hetimin e krimeve, ndëshkimin e autorëve duke u siguruar kështu viktimave së paku pak qetësi”, ka potencuar Apostolova.

Megjithatë Apostolova beson se Dhomat e Specializuara do të përfundojnë pa u ndëshkuar, gjë që do të jetë një hap i rëndësishëm drejt pajtimit.

“Unë nuk dëshiroj të besoj se krerët politikë qëllimisht do të shkojnë kundër detyrimeve ndërkombëtare të Kosovës. Kjo gjë do ta rrezikonte të ardhmen e Kosovës duke ndikuar negativisht te qytetarët e zakonshëm, të cilët nuk e meritojnë këtë gjë”, ka deklaruar ajo për “Zërin”.

Shefja e Zyrës së BE-së në Prishtinë u ka bërë thirrje liderëve politikë në Kosovë që të vënë së pari interesat kombëtare dhe të demonstrojnë se janë të denjë për besimin që e kanë marrë nga qytetarët, pasi që, siç thotë ajo, këta të fundit presin që të punojnë për të mirën e përbashkët dhe integrimin e mëtejshëm në Bashkimin Evropian.

Përndryshe, në fund të muajit që lamë pas në dy tentime kryesia e Kosovës kishte dështuar ta procedojë në seancë të Kuvendit të Kosovës shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale në mungesë të kuorumit.

Kjo pasi që në Kryesinë e Kuvendit nuk ishin të pranishëm përfaqësuesit e LDK-së, të minoriteteve, si dhe të lëvizjes “Vetëvendosje”.

Por zyrtari i “Vetëvendosjes”, Rexhep Selimi, ka deklaruar se kjo parti do të votojë pro shfuqizimit të Speciales në Kuvend.

Prandaj kjo çështje pritet të rikthehet në Kuvend pas 15 janarit të këtij viti, kur deputetët do të kthehen nga pushimet.

Shfuqizimi i Speciales vlerësohet se është iniciativë e presidentit Hashim Thaçi, duke e instrumentalizuar OVL-në e UÇK-së që të mbledhin mijëra nënshkrime të qytetarëve, e cila përkrahet nga kryeparlamentari Kadri Veseli dhe nga kryeministri Ramush Haradinaj.

Madje Thaçi, i cili kishte kërkuar me ngulm vite më parë që të votohet në Kuvend Gjykata Speciale, së fundi ka dalë me kritika të ashpra ndaj kësaj Gjykate, duke thënë se kjo nuk do të ndajë drejtësi.

Në medie spekulohet se deklaratat e Thaçit ndërlidhen me frikën e arrestimeve që shumë shpejt do t’i realizojë ky institucion ndërkombëtar i drejtësisë në Kosovë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ermali "nxjerr" Kejvinën në ankand: Të interesuarit të lënë CV... (FOTO)
Previous article Haradinaj: Jemi kundër Speciales, Asociacionit dhe Demarkacionit

Ina.Autor

Postime të ngjashme

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni Rajon

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi Rajon

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ Numërohen mbi 92% e votave, kryeson LVV. Si ndahen ulëset në Kuvend Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ Numërohen mbi 92% e votave, kryeson LVV. Si ndahen ulëset në Kuvend

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT