• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Këshilla
  • MakeUp
Me apo pa makeup për festa?
Home
Bukuria
Këshilla

Me apo pa makeup për festa?

12 December, 2017 k.autor Këshilla, Modë

Pasi u mbyll muaji i modës, kritikët dhe gazetarët po vrisnin mendjen nëse trend i makeup-it do ishte ai që panë nëpër sfilata. Përgjithësisht ishte neutral, siç shpjegon Peter Phillips i Dior, fytyra duhet të shkëlqejë dhe të duket e shëndetshme, por ngjyrat të jenë të tokës.

Rikthehemi në vitet `90 edhe tek truku, për paradite nuk këshillohet shumë nuancë, ndërsa në darkë mund të miksohen dy tre nuanca në një për të krijuar pak a shumë një pamje “ylberi”. Të guximshmit mund ta provojnë si trend, sepse është mjaft novator.
Një detaj tjetër që vumë re në pasarela ishin kapakët e syve të ishin si të lyer me lip gloss, saqë ndonjëherë dukeshin si të lagur. Ky trend ka qënë gjithashtu rreth fundit të viteve `90, ku vetë toni i syve ishte kremoz si dhe i lëngshëm. Nuk këshillohet për çdo formë syri, sidomos për ata që i kanë kapakët  e syve paksa të rënë. Flokët duhet të jenë të mbledhur në mënyrë të çrregullt që të evidentohet makeup-i më mirë.

Rekomandimi im për festa është tek tonet e verës apo lejlasë, duke qënë se edhe në modë kemi një rikthim të bujshëm të lejlasë si nuancë. Gjithsesi mos dilni nga vetja në asnjë rast, nëse jeni komodë me tonet e kafes, qëndrojini besnike, thjesht mund të shtoni ndonjë nuancë të florinjtë sa për t`i dhënë dritë kontureve. Fillojeni me kujdes ndaj lëkurës, pra sigurojini asaj hidratimin e nevojshëm në këtë sezon të ftohtë, si dhe mbrojtje nga Dielli. Edhe pse mund të mendoni se nuk ka rëndësi, rrezet e dëmshme janë të rrezikshme në çdo stinë. Për përditshmërinë time unë preferoj të përdor BB Cream në vend të Fond de Teint, një hijezues të lehtë, pak blush dhe lip balm. Nëse kam takime, zgjedh tone të ëmbla tek sytë, sa për t`i dhënë thellësi qepallave.

Po qe se jeni kuriozë, më poshtë keni një video tutorial, për të cilin kam bashkëpunuar (ose më saktë COCOMED më ftoi të bëhesha pjesë e familjes PuroBio cosmetics). Kam dy vite që i përdor rregullisht dhe mendova, pse jo? Kam realizuar një makeup për mbrëmje, i cili është ideal për festa. Duke ju uruar një javë të këndshme, po ju lë të ndiqni videon.







Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Je gati për ngjyrën që do veshim në 2018-ën?
Previous article Pse macet e pastrojnë gjithmonë veten pasi ju i përkëdhelni?

k.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Nga u frymëzua Dua Lipa për look-un e nusërisë? Modë

PAMJET/ Nga u frymëzua Dua Lipa për look-un e nusërisë?

NDIQNI STILIN/ Ky detaj i vogël mode i bën rrobat bazike të duken më të veçanta, me zero mundim Modë

NDIQNI STILIN/ Ky detaj i vogël mode i bën rrobat bazike të duken më të veçanta, me zero mundim

DO I ADHURONI! Këto 6 trende aksesorësh për vitin 2026 i shtojnë një element freskie çdo veshjeje Modë

DO I ADHURONI! Këto 6 trende aksesorësh për vitin 2026 i shtojnë një element freskie çdo veshjeje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT