• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
APLIKIMET PËR SHKOLLËN E LARTË/ Gara në 10 Degë, maturantët kanë 7 ditë afat për…
Home
Sociale

APLIKIMET PËR SHKOLLËN E LARTË/ Gara në 10 Degë, maturantët kanë 7 ditë afat për…

7 July, 2018 g.autor Aktualitet, Sociale

Për të fituar të drejtën e studimit në Universitet, çdo maturant që kërkon të vazhdojë studimet e larta, duhet të plotësojë Formularin A2. Aplikimet do të nisin në datën 30 korrik dhe do të zgjasin deri më 6 gusht. Edhe këtë vit maturantët do të duhet të listojnë 10 programe studime në Universitetet publike ose ato private.

Plotësimi i formualit A2 është faza e rradhës që do të duhen të ndjekin maturantët që do të vijojnë studimet e larta.

Edhe këtë vit nuk ka ndryshime. Duke nisur nga data 30 korrik dhe deri më 6 gusht, ata duhet të listojnë 10 preferenca në formularin që plotësohet online në portalin matura.akp.gov.al

Rezana Vrapi: Sërish ata do të duhet të zgjedhin 10 preferenca, ti rendisin sipas dëshirës por duhet të kenë kujdes që të shikojnë kriteret e Universitetit dhe më pas sa mundësojnë arritjet e tyre për të fituar në këtë degë.

Kujdes duhet pasur me mesataren. Ata që pretendojnë degët e Mjekësisë dhe Infermierisë nuk duhet të kenë mesatare më të ulët se 8.5, ndërsa për ata që aplikojnë për Mësuesi mesatarja duhet të jetë mbi 7, në të kundërt këto programe studimi nuk do të shfaqen në sistem.

Por ky do të jetë viti i fundit që maturantët do ti nënshtrohen 5 provimeve. Vitin që do të vijë ata do të kenë vetëm 4 provime, ndërsa do të ndryshojë edhe sistemi i vlerësimit.

Rezana Vrapi: Ata do të testohen në një test i cili do të masë shumën në thellësi të gjitha njohurive dhe kompetencave që ata zotërojnë në tre vite të shkollës së mesme sepse testi do të jetë vërtet një lëndë por ai sërish do të zgjasë tre orë, që do të thotë se do të ketë një ndryshim të numrit të pikëve por edhe numrit të pyetjeve në test.

Gjatë muajit qershor, maturantët zhvilluan 5 provime, 3 në lëndët me detyrim dhe dy të tjerë me zgjedhje.

Në këtë proces morën pjesë rreth 37 mijë maturantë, ndërsa ata që janë vlerësuar me notë jo kaluese të paktën në një nga provimet do të duhet ti përsërisin ato në vjeshtë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U QËLLUA PESË HERË ME THIKË/ Kush është Aleksandër Matoshi, 25 vjeçari që ndodhet në gjendje... (FOTO)
Previous article KOSOVË/ Xhamia dhe Kisha në një oborr. Ja kërkesa e imamit dhe priftit: Duam që...

g.autor

Postime të ngjashme

50 MILIONË EURO MASHTRIME ME CALL CENTER/ Gjykata e Vlorës lë në burg Granit Pepnikën Aktualitet

50 MILIONË EURO MASHTRIME ME CALL CENTER/ Gjykata e Vlorës lë në burg Granit Pepnikën

I NDODH AJO QË NUK E PRISTE/ Ndezi zjarr në tokën e babait, por flakët dolën jashtë kontrollit, arrestohet 20-vjeçari në Drizë Aktualitet

I NDODH AJO QË NUK E PRISTE/ Ndezi zjarr në tokën e babait, por flakët dolën jashtë kontrollit, arrestohet 20-vjeçari në Drizë

DOSJA "PARTIZANI"/ Dëshmon sot ish-ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa Aktualitet

DOSJA "PARTIZANI"/ Dëshmon sot ish-ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT