Ish-Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli në një intervistë për RTSH-në, tha sot se në vend ka nevojë për nisjen e një lëvizjeje radikale nga qytetarët që të kryesohet nga figura të reja përfaqësuese.
Topalli akuzoi kryetarin e PD Lulzim Basha se ndan të njëjtat interesa politike dhe ekonomike me Kryeministrin Rama.
Ish-nënkryetarja e PD-së tha se do të vijojë betejën politike jashtë PD-së, për mbrojtjen e interesave të qytetarëve dhe demokratëve të papërfaqësuar.


