• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
APELI LË NË FUQI VENDIMIN/ Sekuestrohen pasuritë e kriminelit famëkeq nga Berati
Home
Breaking News

APELI LË NË FUQI VENDIMIN/ Sekuestrohen pasuritë e kriminelit famëkeq nga Berati

6 March, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar la në fuqi vendimin nr.20, datë 27.04.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsoion dhe Krimin e Orgnizuar, pas ankimit të paraqitur nga ankuesit E.Ç., M.Ç., R.Ç.

Pas këtij vendimi gjakata vendosi sekuestrimin e pasurive të shtetasit Edison Çobo, që janë apartamente dhe zona kadastrale.

Çobo njihet nga Policia si person me rrezikshmëri të lartë kriminale.

Ngjarja më e rëndë kriminale për të cilën ai është akuzuar ka qenë ajo e vitit 2013, ku bashkë me 3 persona të tjerë të maskuar dhe me armë kanë grabitur ish-mikun e tyre Edmond P. dhe kanë terrorizuar familjen e tij dhe e gjitha ka ndodhur për prishje të pazareve të drogës. Por përveç krimeve për të cilat është hetuar e akuzuar ndër vite, ai njihet edhe si vëllai i Ardian Çobos, ish-presidentit të Tomorit, i cili u ekzekutua më 13 maj të vitit 2000, në afërsi të stadiumit “Selman Stërmasi”.

Bashkë me Çobon mbeti i vrarë edhe Luan Zylfo, arbitri i ndeshjes Partizani-Tomori, ndërsa u plagosën edhe dy të tjerë. Ngjarja që tronditi futbollin shqiptar 20 vite më parë ndodhi në javën e parafundit të kampionatit kombëtar. Në orën 15:00 do të luhej ndeshja Partizani-Tomori. Partizani në prag të rënies nga kategoria, ndërsa Tomori ishte shumë pranë titullit. Në përfundim të ndeshjes, me fitoren ndaj Partizanit, Tomori u barazua me pikë me Tiranën kryesuese, që në të njëjtën ditë barazoi në Gjirokastër.

R E P U B L I K A E S H Q I P Ë R I S Ë

GJYKATA E POSAÇME E APELIT PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

Tiranë, më datë 06.03.2023

KOMUNIKIM PËR MEDIAN

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Daniela Shirka (kryesuese), Saida Dollani (anëtare) dhe Miliana Muça (anëtare), sot më datë 06.03.2023, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 126 akti, datë 05.07.2022 regjistrimi, mbi ankimin e paraqitur nga ankuesit E.Ç., M.Ç., R.Ç., kundër vendimit nr. 20, datë 27.04.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, që ka vendosur:

Pranimin pjesërisht të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Konfiskimi dhe kalimi në favor të shtetit të pasurive të sekuestruara me vendimin Nr. 150, datë 30.09.2020 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, si më poshtë vijon:
Pasuria nr. {…}, volumi {…}, faqe {…}, e llojit “Apartament” me sipërfaqe 78.50 m², zona kadastrale {…}, në bashkëpronësi të shtetasve M.Ç. dhe F.Ç..
Pasuria nr. {…}, volumi {…}, faqe {…}, e llojit “Apartament” me sipërfaqe 67.30 m², zona kadastrale {…}, në pronësi të shtetases M.Ç.
Pasuria nr. {…}, volumi {…}, faqe {…}, e llojit “Apartament” me sipërfaqe 105.56 m², zona kadastrale {…}, në pronësi të shtetases M.Ç.
Pasuria me nr. {…}, volumi {…}, faqe {…}, zona kadastrale {…}, e llojit truall me sipërfaqe trualli 300,8 m² nga kjo sipërfaqe ndërtimi 127,4 m², ndodhur në {…}, në pronësi të shtetasit R.Ç.
Pasuria me nr. {…}, volumi {…}, faqe {…}, zona kadastrale {…}, e llojit ndërtesë, me sipërfaqe 16.00 m², ndodhur në {…}, në pronësi të shtetasit R.Ç.
Pasuria me nr. {…}, volumi {…}, faqe {…}, zona kadastrale {…}, e llojit ndërtesë, me sipërfaqe 44.50 m² ndodhur në {…}, në pronësi të shtetasit R.Ç.
Pasuria me nr. {…}, volumi {…}, faqe {…}, zona kadastrale {…}, e llojit truall, me sipërfaqe 2158 m², ndodhur në {…}, në pronësi të shtetasit R.Ç.
Pasuria me nr. {…}, volumi {…}, faqe {…}, zona kadastrale {…}, e llojit truall me sipërfaqe 190 m², ndodhur në {…}, në pronësi të shtetasit R.Ç.
Revokimin e sekuestros për pasurinë me nr. {…}, volume {…}, faqe {…},, zona kadastrale {…},, e llojit ndërtesë, me sipërfaqe 279.20 m², ndodhur në {…}, në pronësi të shtetasit R.Ç.
Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

– Lënien në fuqi të vendimit nr. 20, datë 27.04.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.r

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "VIZITË HISTORIKE"/ Rama pret kryeministren e Danimarkës: Mbështetëse e vendosur e Shqipërisë në BE
Previous article "SHKUESI MË THA SE ISHTE NJERI I MIRË..."/ Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Dyshonte për atësinë e djalit

s.autor

Postime të ngjashme

FESTË DHE PROTESTË/ Dy orare për nisjen e tubimit në Tiranë, autobotët e policisë vishen kuqezi Aktualitet

FESTË DHE PROTESTË/ Dy orare për nisjen e tubimit në Tiranë, autobotët e policisë vishen kuqezi

E SHTUNA NIS ME RESHJE SHIU/ Parashikimi i motit për sot Aktualitet

E SHTUNA NIS ME RESHJE SHIU/ Parashikimi i motit për sot

SOT 28 NËNTORI/ Dita e Pavarësisë që bashkon shqiptarët kudo ndodhen Aktualitet

SOT 28 NËNTORI/ Dita e Pavarësisë që bashkon shqiptarët kudo ndodhen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT