• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
APELI E DËNOI ME 14 VITE BURG “BOSSIN” E PROSTITUCIONIT/ Rinard Totës i sekuestrohen edhe dy kate të ndërtesës (DETAJET)
Home
Aktualitet
Kronikë

APELI E DËNOI ME 14 VITE BURG “BOSSIN” E PROSTITUCIONIT/ Rinard Totës i sekuestrohen edhe dy kate të ndërtesës (DETAJET)

21 August, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata e Apelit në Shkodër ka dënuar me 14 vite burg shtetasin Rinard Tota, i njohur edhe si Frederik Tota, i akuzuar nga Policia e Shtetit si kreu i një grupi kriminale që menaxhonte veprimtarinë e prostitucionit në qytetin e Shkodrës.

Tota u arrestua me bujë në vitin 2018 për shfrytëzimin prostitucioni.

Gjatë seancës së djeshme, Apeli ndryshoi vendimin për kushëririn e Totës, Kastriot Musa, duke e dënuar me 7 vite burg, nga 5 vite që e kishte dënuar Gjykata e Shkallës së Parë, dënim të cilin e ka kryer edhe për shkak të periudhës së paraburgimit.

Ndërkohë, shtetasja Sonila Mehja, 36 vjeçe, gjithashtu e arrestuar në kuadër të operacionit “Balerinat”, është dënuar me 8 vite burg nga 9 vite që u dënua nga një shkallë më poshtë e gjyqësorit.

Ndryshe nga Gjykata e Shkallës së Parë, e cila vendosi që lokali 3 katesh në lagjen “Xhabiej” në Shkodër ku është ushtruar prostitucioni t’i kthehet 54-vjeçarit Frederik Tota, Gjykata e Apelit vendosi që kati i dytë dhe i tretë i kësaj ndërtese t’i kalojë si pasuri shtetit shqiptar, pasi dyshohet se këto dy kate janë ndërtuar përmes veprimtarive të paligjshme.

Frederik Tota u arrestua më 18 nëntor të vitit 2017 në kuadër të operacionit “Balerinat”, i cilësuar si kreu i grupit kriminal. Gjatë operacionit, 7 persona përfunduan në pranga duke u dënuar me burg vetëm tre prej tyre.

Në atë periudhë u sekuestrua edhe ndërtesa, dy automjete tip “Benz” dhe “Land-Rover” në pronësi të 54- vjeçarit, një armë zjarri pistoletë, shtatë ora dore dhe një sasi e konsiderueshme bizhuterish floriri të ndryshme. Gjithashtu u sekuestrua edhe një “Laptop” dhe 8 telefona celularë të markave të ndryshme si dhe një sasi parash të fituara nga ky aktivitet kriminal në prerje të ndryshme lek, euro, dollarë etj.

AKUZAT

Frederik Tota, i dënuar edhe për vrasje më shumë se 20 vite më parë, është shpallur fajtor për veprat penale “Shfrytëzim Prostitucioni”, “Mbajtje e lokaleve për prostitucion”, “Ushtrim pa licencë i veprimtarive financiare”, “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Vjedhje e energjisë elektrike ose impulsive telefonike” dhe “Ndërtim i Paligjshëm”.

I akuzuari nuk i ka pranuar asnjëherë akuzat e ngritura ndaj tij, duke theksuar se lokali i tij nuk është përdorur për prostitucion. Pavarësisht pretendimeve, Apeli i Shkodrës e dënoi atë dhe dy bashkëpunëtorët me 29 vite burg.

Pas vendimit të formës së prerë të Apelit, Kastriot Musa, do të duhet të kthehet sërish në qeli. Musa do të duhet që të bëjë edhe dy vite të tjera sapo të zbardhet vendimi, por ai thotë se nuk e ka ndër mend që të vetëdorëzohet.

Ai thotë se prokuroria nuk ka pasur prova ndaj tij dhe djalit të tezes, duke deklaruar se vajza që ka dhënë dëshmi nuk njihej prej tyre.

“Unë nuk e di përse prokuroria dhe gjykatat nuk kanë hapur kamerat e lokalit, duhet që të hapen dhe të shihet se çfarë është bërë në atë lokal. Prokuroria pretendonte se kati i dytë ku unë kam jetuar me gruan time është përdorur për prostitucion. Kamerat janë për 45 ditë me regjistrim dhe si ka mundësi që për 45 ditë aty nuk është ngjitur askush përveç meje dhe gruas që kemi pasur shtëpinë dhe djalit tezes time dhe punonjëses që ka jetuar aty”, tha ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT NË BY-PASSIN FIER-LEVAN/ Dy automjete dalin nga rruga, plagosen tre gra. Dy prej tyre...
Previous article GABIMET QË BËNI ÇDO DITË DHE QË DËMTOJNË ZEMRËN/ Çfarë duhet të shmangni

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTAT/ Përplasje mes studentëve dhe demokratëve para Ministrisë së Arsimit Aktualitet

PROTESTAT/ Përplasje mes studentëve dhe demokratëve para Ministrisë së Arsimit

E PËSON KEQ/ Vodhi katër biznese në Fier gjatë muajit tetor, arrestohet 30-vjeçari i shpallur në kërkim (EMRI) Aktualitet

E PËSON KEQ/ Vodhi katër biznese në Fier gjatë muajit tetor, arrestohet 30-vjeçari i shpallur në kërkim (EMRI)

VRAU SHQIPTARIN DHE E HODHI NË PUS/ 29-vjeçari italian rrëfen konfliktin: Më kërkoi borxhin e 1500 eurove! E qëllova 3 herë në gjoks me pistole Aktualitet

VRAU SHQIPTARIN DHE E HODHI NË PUS/ 29-vjeçari italian rrëfen konfliktin: Më kërkoi borxhin e 1500 eurove! E qëllova 3 herë në gjoks me pistole

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT