Ilir Meta gjatë fjalës së tij, ka thënë se opozita është e gatshme të marrë pjesë në zgjedhjet vendore, por ka kushtet e veta, që sipas tij, duhen plotësuar.
Kushti është largimi i Ramës.
Me sa duket, Ilir Meta nuk kërkon të lejojë zgjedhje, nëse nuk largohet Rama.
“Partitë e opozitës nuk kanë shprehur dëshirën për të mos marrë pjesë në zgjedhje, por kanë ngritur shqetësimin se zgjedhjet e 30 qershorit nuk do të jenë të lira.
Ato janë të gatshme të marrin pjesë në zgjedhjet, por vetëm nëse qytetarët të jenë të lirë për të votuar.
Nëse ky detyrim kushtetues nuk përmbushet, atëherë i vetmi autoritet që ka fuqi të ndërhyjë, është presidenti i Republikës.
Ndaj dhe ndërhyra”, tha Meta.