• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ANTIMAFIA/ SPAK: Nën hetim pasuror një numër i konsiderueshëm personash të krimit dhe korrupsionit
Home
Breaking News

ANTIMAFIA/ SPAK: Nën hetim pasuror një numër i konsiderueshëm personash të krimit dhe korrupsionit

11 April, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

SPAK, përmes një raporti të detajuar, informon Kuvendin e Shqipërisë se po kryen hetime pasurore për një rreth të gjerë personash, pjesë e grupeve të strukturuara kriminale, por edhe për njerëz të përfshirë në çështje korrupsioni. Ndërsa bën një bilanc të luftës ndaj krimit dhe korrupsionit, përmes goditjes së pasurive, SPAK paralajmëron rritjen e nivelit të goditjes gjatë vitit 2021, duke zbatuar ligjin anti-mafia. “Verifikime dhe hetime pasurore po kryhen për një numër të konsiderueshëm personash, pjesë e grupeve të strukturuara kriminale që kanë aktivitet trafikimin e narkotikëve, njerëzve, për çështjet e korrupsionit, çështje të cilat janë në faza gjykimi dhe hetimi”, thuhet në raport.

Rezultatet e OFL

SPAK ka bërë një bilanc të rezultateve të zbatimit të aktit normativ anti-krim të qeverisë vitin e kaluar, për goditjen e njerëzve të krimit, përmes sekuestrimit të pasurive, izolimit fizik dhe përjashtimit nga prokurimet publike. Sipas raportit, Operacioni Forca e Ligjit (OFL) ka paraqitur në SPAK 251 dosje për sekuestrimin e pasurive të subjekteve të aktit emergjent akti-krim. Ndërkaq, gjatë vitit 2020, prokurorët e SPAK-ut kanë paraqitur në Gjykatën Speciale 120 kërkesa për sekuestrimin e pasurive të dyshuara si të paligjshme. Gjykata është shprehur për 117 kërkesa të SPAK për sekuestrim pasuria, ndërsa tre kërkesa janë në shqyrtim.

Nga 117 kërkesa të shqyrtuara, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka pranuar 115 kërkesa për sekuestrim pasurie, duke refuzuar vetëm dy prej tyre. Në total, gjykata ka pranuar kërkesat e SPAK-ut, për të sekuestruar 661 pasuri, ku përfshihen 373 pasuri të paluajtshme, 233 pasuri të luajtshme, 51 aktivitete tregtare dhe 4 llogari bankare. Pas sekuestrimit, SPAK ka vijuar betejën për t’i konfirmuar këto pasuri, për t’i kaluar përfundimisht në pronësi të shtetit shqiptar.

Gjatë vitit 2020, SPAK ka paraqitur në gjykatë 62 kërkesa për konfiskim të pasurive. Gjykata është shprehur për 27 kërkesa, ndërsa 35 kërkesa po shqyrtohen gjatë vitit 2021. Në 27 vendimet e dhëna nga Gjykata Speciale, ka pranuar 25 kërkesa të SPAK për konfiskim të pasurive të njerëzve të krimit, ndërsa ka vendosur për vetëm dy raste për kthimin e pasurisë. Ky është numri më i madh i kërkesave të pranuara ndër vite nga gjykata për të kaluar pasuritë e paligjshme në pronësi të shtetit.

Zbatimi i ligjit anti-mafies

Krahas aktit normativ, SPAK ka zbatuar edhe ligjin anti-mafia, ku gjatë vitit 2020 janë hetuar 313 dosje të referuara për pasuri të paligjshme të personave me të shkuar kriminale. Gjatë vitit 2020, SPAK ka paraqitur në gjykatë 6 kërkesa për sekuestrim të pasurive të paluajtshme dhe që të gjitha kërkesat janë pranuar nga gjykata. Në raport thuhet se vlera e pasurive të pabujshme e sekuestruar në kuadër të ligjit antimafia është shumë e lartë. Gjatë vitit 2020, SPAK ka paraqitur 8 kërkesa për konfiskim pasurie në kuadër të zbatimit të ligjit antimafia, ndërsa gjykata ka shqyrtuar dhe pranuar dy kërkesa. (Shqiptarja.com)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "APLIKO TANI"/ Ambasada amerikane thirrje shqiptarëve: Duam burra e gra me prejardhje profesionale
Previous article PO TRANSPORTONTE 5 EMIGRANTË TË PALIGJSHËM/ Arestohet 40-vjeçari nga Kavaja

s.autor

Postime të ngjashme

DEBATI PËR PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet Aktualitet

DEBATI PËR PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet

"EDHE TRE DITË PËR T'U BËRË PJESË E RRJETIT MIA"/ Rama: Bëhuni pjesë e strukturave të komunikimit të institucioneve qendrore Breaking News

"EDHE TRE DITË PËR T'U BËRË PJESË E RRJETIT MIA"/ Rama: Bëhuni pjesë e strukturave të komunikimit të institucioneve qendrore

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE PËR PRONËN NË PALASË/ Reagon Kadastra: I jemi drejtuar SPAK-ut. Dyshojmë për falsifikim dokumentesh Aktualitet

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE PËR PRONËN NË PALASË/ Reagon Kadastra: I jemi drejtuar SPAK-ut. Dyshojmë për falsifikim dokumentesh

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT